Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur sot se 90 ushtarakë do të përfitojnë kredi për banesë me 0 % interes.
Peleshi u shpreh se “ky është një vendim i rëndësishëm që synon të mbështesë ushtarakët tanë, duke u ofruar mundësinë për të përmirësuar kushtet e tyre të jetesës përmes një kredie të lehtësuar”.
Kjo iniciativë, sipas ministrit, është shenjë e përkujdesjes dhe angazhimit për të siguruar mirëqenien e atyre që shërbejnë për vendin me përkushtim dhe sakrificë.
“Një hap i rëndësishëm që pasqyron vendosmërinë e qeverisë për të mbështetur familjet e ushtarakëve dhe për të siguruar cilësi më të mirë jetese për ta”, shtoi ai.
Peleshi bëri po ashtu të ditur se kuotat për këtë kredi do të jenë të përvitshme me financim nga buxheti i shtetit, ndërsa aplikimet do të nisin së shpejti në platformën e-Albania.al./e.t