Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother Vip, Egla Ceno ka reaguar pas deklaratës së kolegut të saj, aktorit të njohur Gentian Zenelaj, i cili tha se nuk e mbështet lojën që ajo ka bërë gjatë rrugëtimit në këtë reality-show.
Në një intervistë për “Pushime on Top”, Zenelaj tha se Eglën e njihte që nga shkolla dhe më pas edhe gjatë rrugës në botën e aktrimit, por loja e saj në Big Brother e ka suprizuar atë dhe jo për mirë.
Sipas Zenelaj, ndonëse Egla e fitoi lojën, por profilin më të mirë ta aktorëve e nxorri Julian Deda, duke konfirmuar edhe njëherë mbështetjen e këtij të fundit.
“Eglën e kam pasur katër vjet shoqe klase. Ashtu vendosi të ndiqte strategjinë e lojës së saj. Nuk e di nëse ka qenë lojë, apo ashtu është realisht, por në shumë gjëra më ka surprizuar. E di që do e bëni lajm nëpër portale. Ajo e fitoi lojën, por profilin tonë të aktorëve më mirë e nxori Juli. Për mua ai është fituesi”,- u shhpreh aktori, Gentian Zenelaj.
Kjo deklaratë e aktorit nuk është pritur aspak mirë nga Egla, e cila shigjetoi pohimin e tij përmes një postimi në rrjetin social Instagram, duke thënë se burrat i shohin gratë si mbretëresha, muza, shtëpiake apo dashnore, por nuk mund t’i shohin kurrë në qenien e tyre si fitimtare, që mund të arrijnë edhe të pamundurën.
Për Eglën, burrat e kanë të vështirë t’a pranojnë kur një femër ja del dhe prandaj mbështesin njëri-tjetrin kur ato përpiqen që të denigrojnë dhe të ulin figurën e femrës.
“Burrat i shohin gratë si mbretëresha, princesha, muza, kuzhiniere, shtëpiake, nëna, bija, dashnore. Vetëm si gra nuk i shohin kurrë! Duhet të jetë shumë e vështirë për ta, prandaj me sa duket nuk bëjnë me faj njëri-tjetrin kur përdorin fjalë denigruese ndaj një gruaje”,- shkruan Egla në postimin e saj në Instagram.
Gjithashtu Egla shtoi se deklarata e tij ishte suprizuese, e ndërsa nuk e mohon se ka patur një indicie negative nga ajo.
“Më ka surprizuar! Nuk them për mirë apo për keq se do bëhet lajm portalesh, por më ka surprizuar për keq”,- ka përfunduar Egla.
Aktori Gentian Zenelaj moderon emisionin “Stop” me Saimir Kodrën, personazh i cili më parë u akuzua nga Egla se kishte kërkuar favore seksuale në këmbim të vendit të punës.
Ajo e bëri këtë deklaratë gjatë kohës që po qëndronte në shtëpinë e famshme, ndërsa Saimir Kodra paralajmëroi se ndaj saj do të fillonte një proces gjyqësor për akuza të pabaza dhe që denigronin figurën e tij. Megjithatë pas daljes, Egla konfirmoi se nuk i ka ardhur një thirrje nga Gjykata për këtë çështje, ndërsa thekson se ka treguar një të vërtetë të përjetuar. / S.M