Basha nxjerr ekspertët/Tregojnë si kapet koronavirusi 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup ekspertësh të ngritur nga Partia Demokratike kanë treguar se si mund të gjurmohet koronavirusit.

Ata kanë arritur në përfundimin se skaneri është shumë më i saktë se analiza me tampon për të identifikuarit të infektuarit me koronavirus.

Përmes një reagimi nga Partia Demokratike, theksohet se ekspertët kanë konstatuar se të gjithë ata që i janë nënshtruar skanerit dhe kanë rezultuar të infektuar me koronavirus, në analizën me tampon dalin negativë.

Por, kjo ndodh, pasi sipas ekspertëve të PD-së, ata që testohen me skaner janë në një gjendje më të avancuar të virusit.

Sipas Partisë Demokratike metoda e qeverisë për testimin me ‘përzgjedhje’ nuk po identifikon të infektuarit në kohë.

Deklarate e grupit te eksperteve antiCOVID prane PD

Ne Qendren e Traumes u paraqiten dy paciente te traumatizuar. Ne egzaminimin e zakonshem me Scaner u konstatuan demtime egzistuese pulmonare, karakteristike prej Covid 19. Ne testimin virusologjik (tampon) te metejshem rezultojne negative, pra ka nje mosperputhje ne diagnoze. Po te analizojme dhe te dy rastet e meparshme te aksidentuara nga Durresi, gjejme po keshtu mosperputhje midis ekzaminimit Scaner dhe atij me tampon.

Ne kete situate, vete te dhenat e Scanerit, qe jane me te besueshme flasin per probleme serioze ne zbulimin e te prekurve, ne ndjekjen e ketyre, difekte keto madhore qe kerkojne zgjidhje:

—Se pari, ne keto raste duhet kerkim i dyfishte virusologjik (PCR) ne nje laborator tjeter me riperseritje te ekzaminimit pas 3-5 ditesh. Kjo norme tek ne nuk realizohet sepse gjithçka eshte monopol i nje laboratori, edhe pse jane mundesite e shfrytezimit te laboratoreve te tjere per kete test.

—Se dyti, pamja karakteristike nga Scaneri i atij pulmoni mund te vazhdoje te qendroje gjate mbas ketyre demtimeve virusale, pra rezultati negativ i “tamponit” nuk hedh poshte diagnozen me Scaner, pra as gjurmimin e domosdoshem te kontakteve, gje qe nuk po behet.

—Se treti keta paciente, ashtu si dhe depistimi ne teresi, kane nevoje per analizat imunologjike IGG, IGM dhe IGA gje e mundshme ne nje numer te konsiderueshem laboratoresh, por qe me gjithe insistimin tone vazhdon te shpallet “e ndaluar”. Theksojme se “justifikimi” me certifikimin nga OBSH te tyre, qe po perdoret per ta bllokuar edhe kete ekzaminim  vetem ne QSUT, eshte i pavertete. Vecse sot kur ka metoda te shumta te percaktimit te antitrupave qe nga imunokromatografia deri te ELISA; kujdes me perzgjedhjen!

Lexo edhe :  Vala e lëvizjeve në nivel tjetër/ Shkundje edhe strukturave të kontrollit të territorit

—Se katerti, ky fenomen i zbulimit te demtimeve te mushketive prej Covid 19 nga ekzaminimet Scan per shkak te arsyeve te tjera, flet per moskorrespondimin e te dhenave zyrtare me numrin e te infektuareve ne realitet, si pasoje e nje niveli testimi me “tampon” shume nen nevojat e vendit dhe mungesen e plote te atij imunologjik, qe nuk mund te tejkalohen vetem me nga nje pike analizash. Duhen mobilizuar me rimbursim per qytetaret, te gjitha kapacitetet laboratorike ne qender e periferi per test, test, test.

—Se pesti, zbulimi i ketyre pacienteve me demtime te tilla ne mushkeri, pra ne stade te avancuara te semundjes, tregon nje mosfunksionim te hallkave, duke filluar nga mjeku i familjes, qe duhet te shnderrohet ne nje nga “motorret” kryesore, si dhe per domosdoshmerine e perfshirjes ne kete perballje per depistim e trajtim te te gjitha mundesive imazherike te vendit.

Shqipëria është tashmë prej një muaji nën kthetrat e Covid-19. Deri më tani në vend janë shënuar 548 persona të prekur, ndërsa 26 persona kanë humbur jetën. Harta e 9 rasteve të reja është zgjeruar në Kurbin me 5 raste, Kukës me 2, e Tiranë e Fier me nga një rast.  Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë. Ndërsa betejën me COVID-19 e kanë fituar 302 persona.

Gjatë kësaj periudhe Opozita ka pasur përplasje me qeverinë për nga mënyra e menaxhimit të situatës. Sipas PD-së, duhet të ketë më shumë testime, ndërsa qeveris nuk mendon kështu.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV