Koronavirusi/Çfarë dinte Bill Gates? Ja çfarë fshihte në bodrum bashkë me gruan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bill Gates mesa duket e ka parashikuar një pandemi të tillë si kjo e koronavirusit. Por përveç parashikimit ai ka ndërmarrë edhe veprime konkrete.

Detajet i ka zbuluar vetë gruaja e mandatit të Microsoft, Melinda Gates. Ajo ka shpjeguar në një intervistë për BBC Radio Live, se familja Gates ka qenë në pritje të një pandemie të tillë prej disa vitesh.

Sipas Melinda Gates ishte diskutuar në familje se çfarë do të ndodhte në rast të një pandemie dhe a do të kishte mjaftueshëm ujë dhe ushqime.

“Disa vite më parë, ne diskutuam për disa çështje. Po sikur të mos ketë ujë të pastër? Po nëse nuk do të ketë mjaftueshëm ushqim? Ku mund të shkojmë? Çfarë mund të bëjmë si familje? Mendoj se ne duhet t’i bëjmë vetë këto përgatitje. Ne kishim përgatitur dhe kishim ushqime në bodrum në rast se na nevojiteshin dhe tani jemi të gjithë në të njëjtën situatë”, tha Melisa Gates, shkruan Business Insider.

Duhet thënë se që prej vitit 2010, Bill Gates ka paralajmëruar për një pandemi të tillë si kjo që po kalon bota aktualisht, e cila u gjet e papërgatitur, por jo vetë Bill Gates.

Gates ka qenë i angazhuar së fundmi në luftën ndaj koronavirusit përmes fondacionit të tij së bashku me bashkëshorten, madje dhuroi për OBSH-në një shumë të konsiderueshme parash pas anulimit të fondeve nga ana e presidentit Donald Trump, një veprim të cilin Gates e cilësoi si të rrezikshëm./Fjala.al/

Të fundit

Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar!

Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu rikthye përpasjeve të ashpra madje edhe publike me...

Shpërbërja e Inkuizicionit Spanjoll më 1834, fundi i një epoke terrori fetar

Më 15 korrik 1834, Inkuizicioni Spanjoll, një nga institucionet më famëkeqe të historisë europiane, u shpërbë zyrtarisht, duke i dhënë fund një periudhe prej...

Horoskopi ditor, 15 Korrik 2025

Dashi Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete shume e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Nuk do jeni shume ne humor dhe here pas...

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval tre mujor, një herë në...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Lajme të tjera

Web TV