Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të TIMS mban sot mbledhjen e radhës. Në rendin e ditës është parashikuar që të dëshmojë drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni. Kjo e fundit do duhej të dëshmonte në mbledhjen e 26 qershorit, por nuk u paraqit për shkak se ndodhej në një vizitë në selinë qendrore të NATO-s.
Ndërkohë, sot dëshmojnë edhe Florian Sulejmani, Drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Ardi Veliu, ish- Drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Mbledhja pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura, nisur edhe nga mbledhjet e tjera që janë zhvilluar të cilat s’kanë qenë të hapura për shkak se ka informacione që përbëjnë sekret hetimor./e.t