Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Hakmarrje ndaj vrasjes së komandanti të lartë, Hezbollahu i hedh mbi 200 raketa në Izrael

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi libanez Hezbollah thotë se i ka hedhur mbi 200 raketa në drejtim të disa bazave ushtarake në Izrael, si përgjigje për një sulm ajror izraelit që la të vdekur njërin prej komandantëve të lartë të grupit.

Sulmi nga grupi militant i mbështetur nga Irani të enjten ishte ndër më të mëdhenjtë në konfliktin disamujor përgjatë kufirit mes Libanit dhe Izraelit.

Ushtria izraelite tha se “predha të shumta dhe objektiva të dyshimta ajrore” u futën në territorin e tij nga Libani, shumica prej të cilave u parandaluan. Nuk u raportua për viktima.

Rreth 160 “predha” u shkrepën në drejtim të Lartësive të uzurpuara të Golanit dhe rreth 15 dronë u hodhën brenda territorit izraelit, disa prej të cilëve u parandaluan, tha ushtria izraelite.

Të mërkurën, Izraeli e pranoi se vrau një ditë më parë Mohammad Naamhe Nasserin, i cili ishte udhëheqës i njërit prej tri divizioneve rajonale të Hezbollahut në jug të Libanit.
Pak orë pas vrasjes së tij, Hezbollahu hodhi raketa të shumta të llojeve, Katyusha dhe Falaq, në veri të Izraelit, si dhe në Lartësitë e uzurpuara të Golanit. Të enjten, ky grup shkrepi edhe më shumë raketa dhe tha se lëshoi edhe dronë kamikazë në drejtim të disa bazave.

Nasseri ishte shumë i rëndësishëm për Hezbollahun, pasi mori pjesë në beteja të kaluara në konfliktet në Siri dhe Irak nga viti 2011 deri në vitin 2016, si dhe luftoi në luftën e fundit të grupit kundër Izraelit më 2006.

Hezbollahu nisi sulme raketore në veri të Izraelit një ditë pasi Hamasi e kreu një sulm befasues në jug të Izraelit më 7 tetor, duke nxitur luftime të kufizuare përgjatë kufirit të tensionuar.

Lexo edhe :  Fergus Burke: “Owen Farrell ishte i mrekullueshëm, por unë duhet të jem lojtari im”

Por, prej atëherë, sulmet janë përshkallëzuar dalëngadalë, me Hezbollahun që vuri në përdorin armë të reja për të kryer sulme dhe me Izraelin që goditi më thellë Libanit.

Hezbollahu ngul këmbë se nuk do t’i ndalë sulmet derisa të arrihet marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës.
Zyrtarët izraelitë kanë kërcënuar se do të kryejnë operacion më të madh ushtarak, nëse Hezbollahu nuk i ndal sulmet.

Mbi 450 njerëz janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Liban prej tetorit, shumica e të cilëve luftëtarë të Hezbollahut, por aty përfshihen edhe më shumë se 80 civilë dhe joluftëtarë.

Nga pala izraelite, 16 ushtarë dhe 11 civilë janë vrarë prej se nisi lufta në Gazë. Dhjetëra mijëra njerëz nga të dyja anët e kufirit të tensionuar janë shpërngulur si pasojë e luftimeve.

Më 2006, Izraeli dhe Hezbollahu bënë një luftë disamujore, e cila mbaroi me barazim./REL

Të fundit

Parashikimi i frikshëm/ Studimi paralajmëron miliona vde*kje deri në vitin 2050

Fakti, që antibiotikët nuk funksionojnë, po bëhet një problem gjithnjë e më i madh. Sipas një studimi deri në...

Pse ne flirtojmë? Çfarë përfitojmë nga kjo?

Flirtimi është një fenomen i zakonshëm në marrëdhëniet ndërnjerëzore, dhe sipas psikologëve, ka disa arsye kryesore pse njerëzit angazhohen në këtë praktikë. Hulumtimet e...

Erdogan viziton të enjten Tiranën, presidenti turk do pritet nga Rama! Zbardhen detajet

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Tiranën javën e ardhshme. Ai do të jetë në Shqipëri me 10 Tetor dhe do të qëndrojë...

Dëbora e parë/ Moti i keq prek edhe këtë vend, mbulohen disa zona

Reshjet e dëborës kanë filluar në Itali, në Dolomitet Belluno, duke zbardhur edhe Vicenza Prealps dhe temperaturat kanë rënë. Reshje të dendura dëbore kanë rënë...

Ushqimi me të cilin Arbana Osmani identifikon vjeshtën

Instagrami i saj lakmohet gjithmonë për recetat e shijshme që poston shpeshherë, ashtu siç ka bërë edhe këtë fundjavë me kërpudhat porcini. Përveçse janë shumë...

Lajme të tjera

Web TV