Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Ndërtuesit pesimistë, presin rënie të porosive dhe çmimeve të apartamenteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas bumit të ndërtimeve të dy viteve të fundit, gjashtëmujori i parë i vitit po shfaq shenja ngadalësimi.

Sipas anketës së besimit të bizneseve të Bankës së Shqipërisë (BSH) të qershorit, sektori i ndërtimit nuk është optimist për të katërtin muaj radhazi.

Madje në prill – qershor, balanca është kthyer në negative, që do të thotë se pesimizmi mbizotëron mbi optimizmin.

Sipas Bankës, Treguesi i Besimit në Ndërtim (TBN) ra me 2 pikë përqindje në qershor, duke zbritur në -3.14. Gjithsesi ky tregues qëndron 19.4 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë, sipas BSH.

Gjatë këtij viti, balanca ka qenë pozitive vetëm në shkurt dhe mars.

Sipas bankës, rënia e TBN-së u përcaktua kryesisht nga vlerësimet në rënie për aktivitetin aktual ndërtues dhe kontratat porositëse.

Gjithashtu, pritjet për çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë regjistruar rënie, ndërsa ato për punësimin paraqiten në përmirësim

Bizneset presin më pak porosi. Balanca e përgjigjeve[1] për pyetjen e kontratave porositëse ishte negative prej -22.5, që tregon se më shumë ndërtues presin që të ketë më pak porosi.

Ky është niveli më i ulët i këtij viti.

Bizneseve u bëhet pyetja: Si i vlerësoni porositë (kontratat porositëse) aktualisht? 1. Mëse mjaftueshëm (mbi normalen); 2. Mjaftueshëm (normal për sezonin); 3.Jo mjaftueshëm (nën normalen)

Edhe pritshmëria për çmimet është në rënie, ndonëse balanca mbetet pozitive prej 10.3, por ky është niveli më i ulët që nga nëntori 2023.

Kompanive u bëhet pyetja: Si prisni të ndryshojnë çmimet që ju do të vendosni gjatë 3 muajve të ardhshëm? 1. Do të rriten; 2. S’do të ndryshojnë; 3. Do të bien.

Agjentët e pasurive të paluajtshme pohojnë se shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve ka filluar të ndikojë në trendin e rënies së kërkesës për prona me çmim shitjeje mbi 1,500 euro/m².

Nga ana tjetër, rritja e çmimeve në qendër zhvendosi kërkesën në periferi, duke bërë që dhe kjo e fundit të rritet në 1000-1200 euro/m².

Lexo edhe :  Prej 1 Janarit 2025!/ Shqipëria, pjesë e zonës së pagesave në Euro

Një faktor tjetër që ka frenuar kërkesën lidhet me hetimet e SPAK. Sipas agjentëve imobiliarë, blerët me të ardhura të rregullta hezitojnë të blejnë në pallate, ndërtuesit e të cilëve mund të jenë objekt i SPAK.

Edhe një sërë hetimesh nga SPAK kundrejt figurave të fushës politike por edhe të sipërmarrjes, po jep ndikime në tregun e shitblerjes së pasurive të paluajtshme.

Një burim që po furnizon tregun mbeten blerjet e të huajve, sidomos në zonat bregdetare.

Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se gjatë tremujorit të parë 2024, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, në masën 23%, sektorin e ndërmjetësimit financiar, në masën 21%, e hidrokarbureve, në masën 13%, e energjetikes, në masën 5%, si dhe komunikacionit, në masën 5%.

Në vlerë, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme ishin rreth 81 milionë euro në tremujorin e parë.

Në vitin 2023, sipas INSTAT, transaksionet e pasurive të paluajtshme arritën në 137 miliardë lekë, ose rreth 1.3 miliardë euro. Ky është niveli më i lartë i shitblerjeve i regjistruar ndonjëherë.

Në 2022 dhe 2023, aktiviteti i pasurive të paluajtshme u rrit me shpejtësi, me përkatësisht 11.2 dhe 11.3%, ritmet më të larta nga të gjithë sektorët e tjerë.

Si aktivitetet e pasurive të paluajtshme, ashtu dhe të ndërtimit, që vitet e fundit ka hyrë në një cikël të ri rritjeje, kanë qenë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen ekonomike të 2023.

INSTAT bëri të ditur se ekonomia u rrit me 3.44% në 2023. Të dhënat tregojnë se ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme kanë ndikuar në gati 50% të kësaj rritjeje./MONITOR/     S.M

Të fundit

Xhamia e Namasgjasë arsyeja e takimit Rama-Erdogan në Tiranë? (Detaje)

Presidenti turk Rexhep Tayip Erdoğan do të vijë në Tiranë të enjten në një vizitë një ditore. Ndërkohë që nuk...

Vështirësitë e votës së emigrantëve, ekspertët rendisin problemet

Realizimi i votimit nga jashtë vijon të jetë një ekuacion i vështirë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Gjetja e modaliteteve konsensuale duket ende e largët,...

Merr flakë Komisariati i Policisë në këtë vend, zbardhen detajet e para

Komisariati i Policisë së Shijakut është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune. Raportohet se zjarri ka nisur në katin e dytë të godinës,...

Deri në vitin 2050, katër në 10 fëmijë do të jenë miopë, zbuloni arsyet

Parashikimi i një studimi, të publikuar në “British Journal of Ophthalmology”, i cili analizoi 276 studime të kryera deri në qershor 2023 në mbi...

Karrigedjegurit

Nga Mero Baze Kanë folur para të hënës. I kanë thënë të gjitha, që nga armët, xhamat e thyera, flakët etj. Tani ngelet dhe t’i...

Lajme të tjera

Web TV