Gati për start revolucioni dixhital në shërbimet të qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga fillimi i vitit 2020 nis revolucioni dixhital në shërbimet të qytetarëve, me 472 shërbime që deri sot kërkohen në radhë nëpër sportele, dhe që do të kërkohen me aplikime online përmes smartfonit apo kompjuterit.

Kryeministri Edi Rama pati një takim me disa nga punonjësit e administratës publike që po trajnohen për këtë proces, kryesisht punonjës që deri dje ishin në shërbim në sportele në institucione të ndryshme.

Rama tha se “qytetarëve nuk do t’u kërkohen më dosje me dokumente shtetërorë, po vetëm dokumente që janë individualë dhe të gjithë dokumentet shtetërorë të nevojshëm për dosjen do të sigurohen nga vetë administrata”.

Po ashtu, qytetarët do të mund ta ndjekin online ecurinë e aplikimit të tyre dhe do të paraqiten në sportel për të marrë shërbimin në afatin e përcaktuar ligjor.

Ky revolucion, sipas Kryeministrit, “do të zhdukë të gjitha radhët për këto aplikime, do të  shkurtojë kohën e humbur për të marrë një shërbim dhe do të eliminojë masivisht rryshfetin”.

Të fundit

Zbulohen dosjet e deklasifikuara: Si Hillary Clinton donte të lidhte Trump me Rusinë

Hillary Clinton miratoi një plan gjatë garës presidenciale të vitit 2016, i cili synonte të njolloste kandidatin e atëhershëm...

E rëndë/ Gruaja shtatzënë e basketbollistit të njohur kafshohet nga një peshkaqen

Një incident i pazakontë ka ndodhur në plazhin e Isla Verde, në Puerto Riko, ku gazetarja sportive Eleonora Boi, bashkëshortja e basketbollistit italian Danilo...

A është marrëveshja e vështirë tregtare SHBA-BE një triumf për Britaninë e Brexit?

Polly Toynbee Po, Britania siguroi kushte më të mira me SHBA-në se shumica e vendeve të tjera. Por krahasuar me humbjen e madhe në tregtinë...

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, makina del nga rruga dhe përmbyset, dy persona në spital

Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin rrugor Korçë – Ersekë. Burime bëjnë me dije se një mjet humbi kontrollin dhe për pasojë u...

Teherani thahet për ujë pas bombave amerikane/ Një javë pushim që populli të largohet

Ekspertët paralajmërojnë se pjesa më e madhe e Teheranit, kryeqytetit të Iranit, mund të mbetet pa ujë brenda disa javësh. Vendi po përballet me...

Lajme të tjera

Web TV