Nisin hetimet penale për kryeministrin e Maltës, akuza për shkaktimin e 5 vdekjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Maltës si edhe një komandant i lartë ushtarak i vendit përballen me hetime penale, pasi një OJQ i akuzoi ata për shkaktimin e vdekjes së të paktën pesë migrantëve në det.

Kryeministri, Robert Abela tha se ankesa e policisë kishte vënë në lëvizje hetimet për një hetim zyrtar për të, për ushtarakun e lartë, Jeffrey Curmi si edhe për ekuipazhin e një anijeje patrullimi të Forcave të Armatosura të Maltës.

Javën e kaluar Malta i shpalli portet e saj të pasigurta për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe i mbylli ato. Qeveria tha gjithashtu se nuk mund të garantonte shpëtimin e anijeve në vështirësi.

OJQ-ja ”Republika” paraqiti dy raporte të veçantë në lidhje me dy incidente që përfshinin migrantët në det.

Raporti i parë i OJQ-së ka të bëjë me vdekjen e të paktën pesë migrantëve në një anije që u la të lundronte në ujërat maltese para se të kthehej në Libi këtë javë.

”Shtatë persona të tjerë mungojnë”, thonë të mbijetuarit.

Raporti i dytë pason pretendimet e një OJQ-je që operon një linjë telefonike të urgjencës, ”Alarm Phone’, sipas të cilit një ekuipazh i ushtrisë malteze nuk kishte ndihmuar një varkë që transportonte migrantë.

Abela akuzoi OJQ-në si dhe një anëtar të opozitës në parlament që shërben si një nga avokatët e saj për shpërqendrimin e Maltës nga puna e saj për të përmirësuar situatën me  koronavirusin.

“Ne po punojmë ditë e natë për të mbrojtur vendin tonë, por ka njerëz që duan të na burgosin”, tha kryeministri Abela.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV