Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar se ata që nuk kanë përfituar nga paketa e parë e ndihmës ekonomike do të përfshihen në paketën e dytë të ndihmës ekonomike.
Sipas Ramës, përveçse do të përfshihen në paketën e dytë të ndihmës ekonomike do të marrin edhe 400 mijë lekë.
Në një lidhje direkte me News 24, Rama saktësoi se nga Tatimet i ishte thënë se ata që janë refuzuar paga e luftës tek paketa e parë, do përfitojnë pothuajse të gjithë në paketën e paketën e dytë.
“Kisha një diskutim me disa ministra dhe me drejtoren e Tatime dhe dëgjova se të gjitha ata që janë refuzuar në paketën, janë thuajse të gjithë në paketën e dytë dhe do marrin 400 mijë Lekë si pagë lufte”, u shpreh kryeministri Rama.