Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

120 minuta “luftë” dhe pasion, Argjentina ngre për herë të 16-të Kupën e Amerikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Argjentina triumfon në Copa America. Skuadra bardhekaltër vulosi suksesin  rekord të 16-të në histori, në Copa América, pasi një gol në kohën shtesë nga Lautaro Martínez i dha një fitore të vështirë 1-0 ndaj Kolumbisë në Miami.

Me fillimin e ndeshjes të shtyrë për më shumë se një orë për shkak të problemeve të mëdha me biletat jashtë stadiumit Hard Rock, të dyja skuadrat nuk humbën kohë për të pohuar autoritetin e tyre në fushë.

Fillimisht Julián Álvarez bëri një përpjekje për La Selección kur u vendos mirë në zonë, përpara se në skajin tjetër të fushës, Jhon Córdoba të gjuajti një goditje të rrezikshme mbi trahun e portës.

Me kalimin e minutave, Kolumbia filloi të dominonte topin dhe të dukej më kërcënuese, megjithatë rastet më të mira erdhën në shtesën e pjesës së parë me Lermën për kolumbianët e Messin për Argjentinën, të cilat nuk u finalizuan me sukses.

Në minutën e 65-të Lionel Messi la fushën mes lotësh për shkak të një dëmtimi, ndërsa zëvendësuesi i tij, Nico Gonzales pati impakt të menjëhershëm, duke shënuar gol, por festa u ndal nga flamuri i anësorit, që sinjalizoi pozicion jashtë loje.

Goli vendimtar për Argjentinën erdhi në minutën e 112′, kur Lautaro Martinez, i cili u shpall edhe golashënuesi më i mirë i Copa America 2024, shfrytëzoi një pasim të Lo Celsos për të dërguar topin në rrjetë dhe gjetur golin, teksa festën e ndau me Lionel Messin në pankinë.

Kolumbia provoi të reagojë, por pa rezultat, teksa në sekondat e fundit pretendoi edhe një penallti, por nuk mendonte kështu arbitri dhe VAR-i.

Kolumbianët pësuan kështu humbjen e parë në dy vite, pas plot 28 ndeshjeve radhazi, por për fatin e keq u mposhtën në atë më të rëndësishmen.

Lexo edhe :  Ish-futbollisti brazilian rrezikon burgun për mospagimin e ndihmës së fëmijëve

Nga ana tjetër Argjentina u bë mbretëresha e kontinentit, duke fituar Copa American për herë të 16 në histori, më shumë se çdo skuadër tjetër./ D.C

Të fundit

“Pushtimi i famshëm” i hienave në Siçili

Mund të duket e çuditshme që kishte hiena në Itali, por edhe para se Homo sapiens të mbërrinte në Siçili, rreth 16...

A mashtroi Kamala Harris në debatin me Trump? Vëthët kufje që ndezën rrjetin

Kamala Harris ka përfunduar në objektivin e adhuruesve të teorive të konspiracionit, pas debatit të zhvilluar me rivalin e saj në zgjedhjet presidenciale, Donald...

Mbi 90,000 ushtarë e 400 anije/Rusia dhe Kina nisin stërvitjen më të madhe post-Sovjetike

Më shumë se 90,000 ushtarë rus, 400 anije dhe 125 avionë do të marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta që Moska do të zhvillojë...

Këto “nyje” të ADN-së mund të na ndihmojnë të kurojmë kancerin

Bota e gjeneve është një botë shumë komplekse dhe ende e pa kuptuar plotësisht: megjithëse në vitin 2022 arritëm të renditim të gjithë gjenomin njerëzor ,...

Kush janë qytetet në Shqipëri me më shumë aksidente rrugore? I rendit eksperti

Eksperti i Sigurisë Rrugore, Islam Qibini, ka renditur në emisionin ‘People’ në Euronews Albania disa nga qytetet kryesore ku ndodhin më së shumti aksidente...

Lajme të tjera

Web TV