Në 90% të profesioneve burrat kanë pagë më të lartë, gratë më të paguara në…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas INSTAT, një punonjës në vend u pagua mesatarisht 70,539 lekë në muaj në vitin 2023, me një rritje nominale prej 14%. Megjithatë, edhe pse norma e grave me arsim të lartë është më e madhe se e burrave, ato vazhdojnë të paguhen më pak. Konkretisht, për burrat, paga mesatare ishte 72,681 lekë në muaj ndërsa për gratë paga mesatare arriti në 68,183 lekë në muaj.

Ky tregues paraqet diferencën midis pagës bruto që merr një burrë dhe asaj që merr një grua. Gjatë vitit 2023 treguesi i hendekut gjinor të pagave paraqet një diferencë prej 6.5%, çka nënkupton se burrat paguhen mesatarisht 6.5% më shumë se gratë.

Nga 10 grup-profesione, që raporton INSTAT, vetëm në 1 prej tyre gratë paguhen më shumë. Pikërisht, fusha ku gratë “shkëlqejnë” është drejtimi. Në grup profesionin “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës
shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë” gratë kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 119,648 në vitin 2023. Ky nivel, jo vetëm që është paga më e larta nga të gjithë grup-profesionet në vend, por është dhe 6.5% më e lartë sesa e burrave, raporton scan.

Grup-profesioni që paraqet dukshëm një pagë të lartë të burrave kundrejt grave është ai “Punonjës të shitjeve dhe të Shërbimeve” ku burrat paguhen 22.7% më shumë se gratë. Ky hendek thellohet akoma më shumë në grup-profesionin “Zejtarë, artizanë dhe profesione të lidhura me to” ku burrat marrin një pagë bruto mujore 27.2% më të lartë se gratë. Edhe në grup-profesionin “Specialistë me arsim të lartë” është dukshëm e qartë diferenca në paga, ku një burrë ka një pagë mesatare bruto 17.7% më të lartë se një grua. Në të kundërt, në grup-profesionin” Forcat e armatosura”,” Nëpunësit”, dhe “Punëtorë në profesione elementare” hendeku i pagave mes gjinive varion nga 0.3% në 5.9%./   S.M

Të fundit

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë...

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë së Çlirim Çonikut. Pas një beteje...

BBC: Europa jugore në zjarr, Patra rrezikon të shkrumbohet

Një qytet i madh në perëndim të Greqisë, Patra, është nën kërcënimin e zjarreve të shpejta, ndërsa nxehtësia ekstreme dhe era e fortë po...

Pse këtë vit kemi zjarre më shkatërruese?

Nga Mero Baze Disa vatra zjarri këtë vit janë kthyer në katastrofa rajonale. Dy javë më parë, një zjarr i nisur në Rrëzomët e Delvinës,...

Dëme të mëdha nga zjarret, 133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug

Zjarret e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e blegtorisë dhe bletarisë në Shqipëri. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes...

Lajme të tjera

Web TV