Sondazhi/ Ja sa është rritja e Ramës për shkak të koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse zgjedhjet paralamentare do të zhvilloheshin sot, Partia Socialiste do të merrte 55.1% votave të shqiptarëve. Ky është rezultati që del nga sondazhi i realizuar nga Eduard Zaloshnja dhe i publikuar mbrëmë në emisionin ‘Real Story’ në News 24.

Rritja e Partisë Socialiste është 7% më shumë se votat që mori në zgjedhjet e vitit 2017-të.

Mendohet se kjo rritje ka ardhur si rezultat i përballjes me pandeminë e koronavirusit, pasi në situata të tilla kritike vihet re një tendecë për mbështetje më të madhe ndaj Qeverisë. Të njëjtën rritje po përjetojnë edhe qeveritë e tjera në Evropë.

Edhe Partia Demokratike ka një rritje të konsiderueshme të mbështetjes popullore, sipas këtij sondazhi, duke arritur në shirën e 34.2% nga 28.6% që kishte në 2017-ën.

Ajo që bie në sy në sondazh është rënia drastike e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Vetëm 3.5% e shqiptarëve do të votonin sot për partinë e Monika Kryemadhit, ndryshe nga 14.1% të mbështetjes që mori 3 vite më parë.

Partitë e vogla kanë të gjitha rënie në mbështetjen e qytetarëve.

Të fundit

Si e ndryshon trurin të folurit e shumë gjuhëve?

Ka shumë arsye për të mësuar një gjuhë të re. Mund të jetë për punë, një interes dashurie ose...

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për herë të 19 në seancë konstituitive

Për të 19-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

‘Gropa’ e madhe e PD-ASHM, ‘gropa’ e vogël e PS, dhe ‘kodra’ modeste e partive të tjera

Eduard Zaloshnja Vetëm votat brenda vendit vlejnë për krahasimin e zgjedhjeve të tanishme me ato të 2021-shit, ngaqë atëherë emigrantët nuk mund të vinin me...

Ndahet nga jeta personaliteti i shquar i shkencës akademik emeritus Bardhyl Golemi

Është ndarë nga jeta akademik emeritus Bardhyl Golemi, (1932-2025) personalitet i shquar i shkencës si dhe anëtar i asamblesë së ASHSH. Akad. emeritus Bardhyl Golemi...

Historia rrëqethëse e 12-vjeçares në Gaza që përpiqet të mbajë gjallë familjen e saj

Në Gazën e rrënuar nga lufta dhe uria, 12-vjeçarja Jana Mohammed Khalil Musleh Al-Skeifi është bërë shtylla e familjes së saj. E veshur me...

Lajme të tjera

Web TV