Këngëtarja me prejardhje latine, Jennifer Lopez, e cila do ta festojë ditëlindjen e saj të 55-të më 24 korrik, gjatë vikendit ka bërë një ndejë me temë të veshjeve të serialit “Bridgerton”, shkruan revista People.
Ndeja u bë në Hamptons dhe e pranishme ishte edhe nëna e saj Guadalupe, e cila kishte veshur një fustan me ngjyrë të kaltër e me detaje me dantellë.
Shumë të ftuar të tjerë u panë duke shkuar në ndejë, ndërkohë që burri i Jenniferit, aktori Ben Affleck, nuk u pa askund. Ai është parë në Los Angeles, ndërkohë që në gisht mbante unazën e martesës.
Ndërkohë Page Six ka shkruar se ende nuk dihet nëse Ben Affeck ka qenë i pranishëm. S.B