Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës.
Mësohet se bëhet fjalë për një kallëzim të bërë prej saj ndaj një arkitekteje, për të cilën ka kërkuar hetime pas konflikteve për çështje pagesash.
Nga hetimet nuk është konstatuar vepër penale dhe çështja është dorëzuar nga Prokuroria e Tiranës në Gjykatë, për t’u pushuar.
Bleona nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet sociale, por pamjet e saj u bënë virale në rrjet. Pritet që në vijim të dalin më shumë detaje nga kjo ngjarje.
Në një foto të siguruar nga mediat, Bleona shihet në ambientet e brendshme të gjykatës. Ajo shihet e tensionuar, teksa komunikon me personelin. S.B