Ish-banorja e spektaklit televiziv “BBVA3”, Ilnsia Agolli, ka qenë e ftuar në “She’s On Top”. Krahas saj në juri ishte edhe Françeska.
Duket se banoret nuk kanë marrëdhënie aq të mira jashtë shtëpisë. Kjo vihet re pasi në fillim të emisionit, moderatorja e programit, Argjira Spanca e pyet Françeskën sesi i kanë marrëdhëniet me njëra- tjetrën dhe kjo e fundit shprehet se Ilnisa as nuk e përshëndeti.
Më vonë teksa Françeska kritikoi një nga vajzat, Ilnisa shprehu se mënyra e kritikës ishte e gabuar.
“Nuk e di, për mua është hera e parë, por nuk mund ti thuash një vajze, që ka investuar kohë dhe ka dëshira, je më e dobëta”, tha ajo
“O zot Elnisa, për etikë komunikimi… Okej, më fal”, iu përgjigj Françeska.
Nga ana tjetër Ilnisa korrigjoi thjesht emrin, komplimentoi vajzat dhe nuk dha asnjë reagim më tepër. S.B