Shpërthimi i vullkanit Etna/ Autoritetet italiane marrin masa ugjente

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëtimi për në ishullin italian të Sicilisë është aktualisht i ndërprerë për shkak të shpërthimit të vullkanit Etna.

Aeroporti ndërkombëtar i Katanias është mbyllur për shkak të llavës dhe hirit që ka pushtuar vendin.

“Pezullimi do të rezultojë në anulime dhe/ose ndryshim të rrugës drejt aeroporteve të tjera”, duke thënë se operimet normale do të rifillonin sapo të mbaronin reshjet e hirit”, theksohet në njoftimin e aeroportit.

Linja ajrore Aeroitalia ka raportuar se aeroporti do të jetë i mbyllur deri në orën 18:00 të mbrëmjes së sotme.

Sipas mediave të huaja, asnjë fluturim nuk zbarkohet ose niset në Catania që është në bregun lindor të ishullit.

Disa fluturime janë duke u devijuar në aeroportin e Palermos dhe Comiso ndërsa të tjera janë anuluar.

Autoritetet e aeroportit po këshillojnë pasagjerët që duhet të fluturojnë nga Catania që të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre përpara se të nisen për në aeroport.

Megjithëse nuk janë dhënë numra zyrtarë, bordet e nisjes së aeroportit aktualisht tregojnë fluturime të anuluara deri në orën 14:00 me orën lokale.

Megjithëse shumë prej tyre janë anuluar plotësisht, disa fluturime po devijohen në aeroporte të tjera në Siçili.

Siçilia është ishulli më i madh në Mesdhe. Është dyfishi i madhësisë së Qipros dhe duhen të paktën tetë orë për të vozitur nga lindja në perëndim./kb

Të fundit

Ministri Hasani, vizita zyrtare në Qipro dhe Greqi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë ditët e ardhshme vizitë zyrtare në Qipro...

Parlamenti i ri, dy botë politike/ PS me fytyra të reja, PD me rikthime të vjetra

Parlamenti i ri shqiptar do të përfaqësohet nga dy realitete të ndryshme politike: një Partia Socialiste me figura të reja dhe një Partia Demokratike...

Nusret publikon foton me Ramën gjatë finales së Champions League: Më shumë se një mbret!

Kuzhinieri dhe biznesmeni me origjinë turke, Nusret Gokçe, i njohur si “Salt Bae” dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama janë bërë bashkë në finalen e...

Profesori kërkoi falje pas kërcënimit ndaj vajzës, Meloni: Gjest prej budallai

Autori i një mesazhi kërcënues ndaj vajzës së mitur të kryeministres italiane Xhorxhia Meloni është identifikuar si Stefano Addeo, 65 vjeç, profesor i gjuhës...

Dyshimet për sabotim, shtatë të vdekur nga shembja e urës në Rusi

Të paktën shtatë persona u vranë kur një urë mbi një linjë hekurudhore u shemb në rajonin kufitar rus të Bryansk. Siç njoftoi guvernatori rajonal...

Lajme të tjera

Web TV