Operacioni i rrallë në Spitalin e Traumës/ Mjekët heqin një trup të huaj brenda trurit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

inistrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka zbuluar se në Shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, është realizuar me sukses heqja e një trupi të huaj brenda trurit.

Përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale, ajo ka treguar se vështirësia e operacionit qëndronte në heqjen e këtij trupi të huaj pa shkaktuar dëmtime të trurit.

Sakaq, Koçiu ka bërë të ditur se pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore.

Postimi i plotë:

Në Shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, është realizuar me sukses heqja e një trupi të huaj brenda trurit.

Pacienti kishte pësuar një aksident dhe për pasojë një trup i huaj kishte mbetur në thellësi të trurit. Vështirësia e operacionit qëndronte në heqjen e këtij trupi të huaj pa shkaktuar dëmtime të trurit.

Pas kryerjes së ekzaminimeve imazherike dhe laboratorike, pacienti iu nënshtrua operacionit i cili falë pajisjeve moderne që disponon salla e neurokirurgjisë, si Neuronavigatori, C-armi dhe mikroskopi, u bë e mundur heqja e trupit të huaj pa shkaktuar dëmtime tek pacienti.

Fatmirësisht pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore.

Mirënjohje nga ekipit mjekësor të përbërë nga: Dr. Fatos Olldashi, Dr. Irgen Hodaj dhe Dr. Eriketa Jaho. Infermierët: Sokol Xhafa dhe Irena Ismailaj./kb

Të fundit

Krijohet shoqata e parë ndërkombëtare për eksplorimin e hapësirës së thellë

Kina shpalli të hënën krijimin e Shoqatës Ndërkombëtare për Eksplorimin e Hapësirës së Thellë (IDSEA), me qëllim që të...

1889 – Botohet numri i parë i gazetës The Wall Street Journal

Më 8 korrik 1889, në New York u botua për herë të parë gazeta The Wall Street Journal, një emër që do të bëhej...

Gjykata e Lartë rrëzon Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për heqjen e masës së sigurisë arrest...

I dogji makinën fqinjit të tij, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se për qëllime të dobta dogji automjetin e fqinjit të tij. Përmes një...

Zaptuan hapësirat publike, Policia aksion në plazhin e Gjipesë! 4 persona nën hetim

Shërbimet e Policisë në Himarë kanë  vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve...

Lajme të tjera

Web TV