Fund-dhjetori në acar/ Temperaturat priten të shkojnë deri në -8 gradë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shërbimi Meterologjik Ushtarak njofton se, edhe nesër vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë veriore, ndërsa dita pritet të jetë e ftohtë me temperaturat e mëngjesit të cilat do zbresin nën 0ºC.

Në relievet malore temperaturat minimale pritet të arrijnë deri në -5ºC, në ato të ulta -3ºC, ndërsa në ato bregdetare 0ºC.

Edhe temperaturat e mesditës pritet të jenë të ftohta me vlera deri në 4ºC në relievet malore, kurse në zonat e ulëta dhe ato bregdetare nuk do t;i kalojnë vlerat prej 11ºC.

Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat mesatare në relievet malore në lindje të vendit.

Temperaturat e ulëta do të ndikohen edhe era e cila do të fryjë relativisht intensive me shpejtësi mesatare 5-8m/s dhe drejtim nga kuadrati i veriut. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës do arrijë shpejtësinë 15-25m/s.

Për tu theksuar është se, në ditët në vijim pritet që temperaturat të vijojnë të zbresin duke bërë që mëngjeset të jenë të acarta dhe mesditat të ftohta me temperatura të cilat në vlerat minimale pritet të arrijnë deri në -8ºC në zonat malore, ndërsa ato të mesditës nuk do ti kalojnë vlerat prej 8-10ºC!!!

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV