Videot virale në TikTok: Njerëzit po ziejnë patatet në lavatriçe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një përdorues në ‘Tik Tok’, vendosi të japë “këshilla për dembelët” dhe si pasojë mori një breshëri komentesh.

Bota “magjike” e TikTok është krejtësisht e paparashikueshme. Asnjëherë nuk e dini se çfarë do të shihni në videon e ardhshme, nëse ajo do t’ju shokojë, frikësojë, apo do ju bëjë të qeshni.

Së fundmi, Aliain, krijuese nga Gjermania, ka vendosur të “çmendë” ndjekësit e saj dhe jo vetëm. Më konkretisht, në një video që ka postuar dhe ka arritur gati 8 milionë shikime, ka treguar një mënyrë të pastrimit dhe zierjes së patateve.

TikToker-ja tregoi se si gjithçka bëhet shumë më e lehtë nëse i vendosni patatet në lavatriçe, pa i larë ato. Thjesht shtoni një tel. Ndizni lavatriçen dhe pas pak ushqimi juaj është gati.

Siç mund ta imagjinoni, videoja shkaktoi një stuhi komentesh.

“Kam bashkuar patatet dhe rrobat”, ka shkruar njëri. “Në 90 gradë dhe 1400 rpm bëhen patatina të skuqura”- komentoi dikush tjetër.

Mirëpo, krijuesja e videos duket se nuk është frenuar, kështu që disa ditë më vonë ajo postoi video të re në TikTok, ku bën të njëjtën gjë.

 

 

@aliain13 Try it.😉 #lifehacks #foryou #asmrfood ♬ Inspector Ratchet – Ty Simon

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV