Ikja e Rikard Ljarjas/Përlotet Mevlan Shanaj: Në orët e fundit të jetës së tij nuk…-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kinematografia shqiptare humbi një prej ikonave të saj, aktorin dhe regjisorin Rikard Ljarja.

Ai ndërroi jetë  në moshën 77-vjeçare mbrëmjen e djeshme pas një sëmundje të rëndë.  Ndërsa ditën e sotme u përcoll për në banesën e fundit.

Dy miqtë e tij më të mirë aktori Mevlan Shanaj, së bashku me bashkëshorten e tij, shkrimtaren, poeten dhe skenaristen Natasha Lako kanë kujtuar sot njeriun model siç ishte Rikard Ljarja.

Miqësia e tyre është 50-vjeçare dhe sipas tij, ajo çfarë e karakterizonte aktorin e madh ishte dashuria që i buronte nga shpirti.

Që nga fillimi, unë shikoja tek Rikardi njeriun model për ta imituar, e di artistët gjithmonë gjejnë një model. Po imitimin nuk do ta bëja në talentin e tij, por do ta bëja në shpirtin e tij. Kini parasysh, e di kush është Rikardi tek filmi Deda është një episod shumë i thjeshtë, është një etyd, Rikardi me Elida Cangonjin rreth sobës, po thekin bukë. Nuk ka etyd më madhështor të marrëdhënieve, le të jesh i pasur, le të jesh çudi e botës, atë ndjesi, atë marrëdhënie të ngrohtë që ta jep shpirti i syve të Rikardit, në atë marrëdhënie, ajo është dashuria më e madhe. Pra dashuria tek Rikardi buronte prej shpirtit, nuk ishte mjeshtëri e interpretuar dhe kjo ishte ajo që unë gjithmonë e kam pasur lakmi, zili, e kisha mik dhe e kam dashur deri në fund të jetës. Më pak se 24 orët e fundit, në të cilat ishte i rënduar dhe nuk pati dëshirë ta shihja në WhatsApp, ta shikoj si figurë. Kuptohet kam dhimbje të jashtëzakonshme për këtë njeri”, u shpreh Shanaj për Tv Klan.

Të fundit

“Rama merr daullen dhe tallet me ju”/ Berisha komenton mitingun e PS në Dibër

Kryedemokrati u shpreh se Rama tallet me shqiptarët duke u shprehur se “merr dalluen dhe i bie”. “Gjen dhe Noizy-n...

Berisha vijon premtimet/ Në 100 ditët e para nuk do ketë rroga nën 500 euro!

Kreu i PD, Sali Berisha ishte në qytetin e Peqinit ku prezantoi kandidatët e koalicionit “Shqipëria Madhështore”. Berisha u shpreh se Shqipëria do jetë...

VIDEO/ Aventura dhe turizëm, rreth 75 parashutistë nga Italia mbërrijnë në Gjirokastër

Aerodromi i Gjirokastrës, certifikuar 2 vite më parë për uljen e avionëve sportiv-turistik vijon të jetë në qendër të aktiviteteve të cilat promovojnë njëherazi...

“Ka plasur xhelozia”/ Tomor Alizoti: Rama të dalë në debat me mua, e ha të gjallë!

Tomor Alizoti ka sfiduar kryeministrin Edi Rama, duke përdorur shprehjen e tij të famshme tashmë, se e ha të gjallë. "Është fshehur edhe vetë duke bërë...

Ja pse nuk bëhen publikë donatorët e 6 mln dollarëve, për lobimin e Berishës

Aktivistja Evi Kokalari thotë se donatorët e 6 milionë dollarëve për lobimin e Sali Berishës në SHBA, nuk do të bëhen publikë. Sipas saj, kjo...

Lajme të tjera

Web TV