Çdo përdorues në Instagram do të ketë “klonin” e tij të Inteligjencës Artificiale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Herën tjetër që mund t’i shkruani një “creator”-i në Instagram, përgjigjen mund ta merrni nga Inteligjenca Artificiale. Meta është gati për të lançuar AI Studio, një set mekanizmash që përdoruesit të krijojnë një simulim me IA që u përgjigjet pyetjeve dhe bisedon me ndjekësit në emër të tyre.

Kompania e prezantoi AI Studio në eventin Connect që u organizua vjeshtën e shkuar, por vetëm së  fundmi ka nisur testimin me disa përdorues të famshëm  në Instagram. Opsionet e reja do të jenë  të disponueshme kryesisht për përdoruesit në SHBA dhe të tjerët do të eksperimentojnë me “karakteret” e specializuara të Inteligjencës Artificiale.

Sipas Meta, IA do të zgjidhë një çështje që i ka shqetësuar për  një kohë të gjatë përdoruesit që kanë shumë ndjekës. Mesazhet që ata marrin çdo ditë nuk mund të marrin një përgjigje për shkak  të fluksit. Tani Inteligjenca Artificiale do të jetë si një “zgjatim” i vetes së tyre.

Këta përdorues mund të përdorin komentet që kanë bërë, diçiturat, transkriptet e Reels që kanë postuar apo udhëzime të personalizuara kështu që Inteligjenca Artificiale mund të përgjigjet në emër të tyre”, shpjegon Connor Hayes, përfaqësues i Meta.

Mark Zuckerberg ka treguar se ka shumë ambicie për “chatbot”-ët. Në një intervistë me “Bloomberg” ai tha se pret që të ketë “qindra milionë” simulime të Inteligjencës Artificiale në aplikacionet e Meta.

Por nuk dihet nëse  përdoruesit e tjerë do të kishin interes që të bisedonin me versionin virtual të një “creator”-i. Meta ka eksperimentuar me yje si Snoop Dogg dhe Kendall Jenner por nuk ndodhi ajo që pritej.

AI Studio do të jetë edhe për përdoruesit e tjerë. Çdokush  mund të krijojë një karakter me IA që mund të flasë për tema specifike, të bëjë “meme” ose të këshillojë. Përdoruesit mund t’i ndajnë me të tjerët dhe të shohin sa njerëz po i përdorin, por jo se çfarë kanë bërë./   S.M

Të fundit

Erdogan komenton për herë të parë sulmin amerikan ndaj Iranit

Në reagimin e tij të parë pas sulmeve ajrore dhe raketore të Shteteve të Bashkuara mbi objektet bërthamore të...

Konflikti Izrael-Iran, sa e rrezikuar është hapësira ajrore shqiptare?

“Hapësira ajrore e Shqipërisë është po aq e rrezikuar nga Irani sa vetë Europa”. Kështu u shpreh në një intervistë përA2CNN, kreu i Aviacionit...

Amerika lëshon alarm për qytetarët në mbarë botën: Tregoni kujdes!

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar ​​një “Alarm Sigurie Mbarëbotëror”, duke i këshilluar qytetarët amerikanë jashtë shtetit të tregojnë kujdes të shtuar. Njoftimi është...

​A do të luajë Irani në Kupën e Botës 2026 që mbahet në SHBA?

Më 25 mars, Irani siguroi pjesëmarrjen në Kupën e Botës FIFA 2026 pas një barazimi 2-2 me Uzbekistanin në Teheran. Me këtë rezultat, ky...

Tre të dënuar dhe një e pafajshme, Gjykata e Posaçme jep vendimin për dosjen e tenderave

Katër shtetas të marrë të pandehur për një dosje tenderash në vitin 2021, janë njohur këtë të hënë me vendimin e Gjykatës së Posaçme....

Lajme të tjera

Web TV