Rikard Ljarja/ Vdekja që do ta çojë në Apogjeun e legjendës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Që nga ky çast ai do kthehet në legjendë, dhe heronjtë e legjendave nuk janë kurrë të gjallë. Sepse në të gjallë ata janë thjesht punëtorë, ndërsa vdekja, ajo i çon në Apogje…

…Nuk mund të përcillej aq thjeshtë e aq pa zhurmë për në banesën e fundit. “Është shumë më e bukur, shumë më njerëzore kaq thjeshtë”, do të shprehej mes ngashërimit Marjeta. Dhe ndoshta kishte të drejtë. Sepse dhe një ceremoni madhështore, me homazhe të lodhshme e bandë që luan marshe funebër, nuk do të sillte asgjë më shumë tek emocionet njerëzore. Në fund të fundit, ai iku të takojë Krijuesin, por në celuloid vepra e tij mbeti e plotë.

Rikard Ljarja ishte 77 vjeç. Dhe i mbushi veç pak ditë në parë, në 1 prill. Sepse në 1 prill kishte lindur, në vitin 1943, pikërisht në Shkodër, vendin e kulturës që nxori jo pak aktorë të talentuar ashtu si dhe artistë të tjerë.

Me një repertor për t’u pasur zili, Rikardi do të mishëronte të paktën 27 role në kinema. Dhe si i tillë, ai ishte vazhdimisht i pranishëm në ekranin e madh, por dhe në televizione, filmat e të cilit transmetohen në vazhdimësi. Ai ishte Dritan Shkabaj që hapte shkollat në Mirditën e pas luftës, fillrojtësi modest me emrin Ded, Lluka apo Naimi, si teknicien e burokrat, apo dhe Fitimi një mekanik arrogant. Dhe këto janë aq pak në jetën e tij filmike.

Rikardin e gjen kudo në filmin shqiptar, ai aktor, regjisor dhe në dy raste edhe si skenarist. Në këtë mënyrë mund të thuhet se ai e plotësoi tërësisht egon e tij profesionale, për më tepër kur këtyre u shtoi dhe botimin e katër librave, tre prej të cilave romane. Pra ishte një artist shumëdimensional, dhe i tillë do të mbetet tanimë.

I martuar me Marjetën, gjithashtu aktore emblematike, ai do të luante në dy filma me të: “Në pyjet me borë ka jetë” dhe “Rrethi i kujtesës”.

Ishte 53 vjeç kur luajti në filmin e fundit, dhe padyshim, do të mund të ishte po aq aktiv në vitet e mëpasme, si aktor e regjisor. Por nuk ishte e lehtë në një Shqipëri të trazuar, ku filmi ashtu si dhe shumë arte të tjera, për një kohë të gjatë nuk patën dot frymëmarrjen e duhur.

Rikard Ljarja nuk do të jetë më prezent në tavolina miqsh e aktivitete kulturore. Por ai do të ketë vazhdimisht ndikim tek brezat, sepse gama e gjerë e roleve të tij i jep mundësinë kujtdo të gjejë diçka nga vetja tek një personazh.

Lexo edhe :  Ekskluzive/ Në pritje të fillimit të Koferencës së 4-t në Luxemburg

Ai u përcoll në vendlindjen e tij në Shkodër për të çuar në vend amanetin e tij. Dhe jo vetëm se lindi në këtë qytet, por se i pas diplomimit në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë, tetë vite me radhë kontribuoi si aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni”.

Por ceremonia e varrimit të tij është diktuar nga rregullat e pandemisë. Me maska në fytyrë, por dhe me lot në sy, njerëzit e mbledhur poshtë banesës e kanë përcjellë mjeshtrin e madh drejt banesës së fundit me duartrokitje. Dhe kurrsesi, nuk mund të jenë duartrokitjet e fundit për të…/Fjala.al

JETËSHKRIM I SHKURTËR

Rikard Ljarja, lindi në 1 prill të 1943 në Shkodër, ndërsa njihet nga shqiptarët për rolet e tij në teatër dhe në kinematografinë shqiptare. Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë.

Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në Televizionin Publik Shqiptar.

Filmografia

Viktimat e Tivarit (1996)
Fletë të bardha – (1990) Shoku Emir
Pesha e kohës – (1988), Vasili
Rrethi i kujtesës – (1987), Mjeku
Në prag të jetës – (1985), Andrea
Pranverë e hidhur – (1985) Xha Teli
Skëterrë ’43 – (1980), Andrea
Radiostacioni – (1979) Komandanti
Në pyjet me borë ka jetë – (1978), Luka
Ilegalët – (1976) Tosti
Në fillim të verës – (1975) I deleguari i qarkorit
Rrugicat që kërkonin diell – (1975) Gaqo Tipografi

Rrugë të bardha – (1974) Deda
Shpërthimi – (1974) Inxhinjer Iliri
Ndërgjegja – (1972) Fitimi
Yjet e netëve të gjata – (1972)……xhandari
Kur zbardhi një ditë – (1971) Komisari
Plagë të vjetra – (1968)…….Naimi
Ngadhnjim mbi vdekjen – (1967)..Perlati
Duel i heshtur – (1967) Skenderi
Komisari i dritës – (1966) Dritan Shkabaj
Monumenti

Regjisor

Pesha e kohës – (1988)
Kur hapen dyert e jetës – (1986)
Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)
Dita e parë e emrimit – (1981)
Sketerre 43 – (1980)
Radiostacioni – (1979)
Në pyjet me borë ka jetë – (1978)

Skenarist

Pesha e kohës – (1988)
Kur hapen dyert e jetës – (1986)

Të fundit

Harroni shpejt? Disa mënyra të thjeshta për të përmirësuar kujtesën tuaj

Kujtesa e mirë është një shenjë e shëndetit optimal të trurit. Disa priren të kenë mangësi në kujtesë me...

Investimet shqiptare jashtë vendit ishin 241 milionë euro për 2024

Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan një rënie të lehtë vitin e kaluar, por duke qëndruar pranë niveleve më të larta në 15 vitet e...

Dy gjigantët përplasen, të vegjlit luftojnë për mbijetesë!

Shqiptarët do t’i besonin sërish kryeministrit Edi Rama një mandat të katërt, sipas të dhënave të sondazhit të Piepolit në bashkëpunim me Report Tv....

Si të përgatitni lëkurën për një nxirje perfekte këtë verë?

Vera po afron dhe dëshira për një nxirje të bukur dhe të njëtrajtshme bëhet gjithnjë e më e fortë. Por për të arritur një rezultat...

‘Super’ Leku godet monedhat e huaja! Ekspertët: Ndikon edhe fushata zgjedhore

Tregjet globale vijojnë të mbeten të paqëndrueshme pas planit të tarifave të njoftuar nga Donald Trump, duke impaktuar kështu dhe dobësimin e Dollarit. Këtë të...

Lajme të tjera

Web TV