Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Përplasja, PD akuzon Ramën për vjedhje pronash në bregdet, kryeministri i padit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përplasja

PD akuzon Ramën për vjedhje pronash në bregdet, kryeministri i padit

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po vjedh pronat në Vuno. Shefi i Qeverisë e ka quajtur një përpjekje të neveritshme për të hedhur baltë mbi të. Rama paralajmëroi padi, duke thënë se akuzat e PD janë të prodhuara nga kanalet e ujërave të zeza mediatike në Tiranë e në Athinë.

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama si përfitues të tokave në Vuno, duke u përpjekur të heqë një paralele mes pronave të familjarëve të tij e procesit të privatizimit të tokës ku dhëndri i Sali Berishës Jamarbër Malltezi ndërtoi 19 kulla. “Bëhet fjalë për 22.4 hektarë ose 224 mijë metra katrorë, ku vëllezërit Rama marrin një pjesë jo të vogël. Një pasuri e tillë në atë zone, e painvestuar, përllogaritet me një vlerë 30 milionë euro”, tha Ivi Kaso. Por, për vetë Ramën, paralelizimi i këtyre dy proceseve është përpjekje dëshpërtuese për të hedhur baltë mbi familjarët e tij. “Përpjekja e dëshpëruar për të bërë një paralele të pamundur, mes pushtetit të përdorur për veten e për familjen dhe pushtetit të vënë në dispozicion të të gjithëve, ku edhe vetja, familjarët apo fisi yt trajtohen njësoj si të gjithë, është një përpjekje që e përshëndes me kënaqësi, sepse aq sa ç’është e neveritshme si gjithnjë kur hidhet baltë mbi familjen time për të luftuar në fakt me mua, aq është këtë herë edhe e mirëseardhur për të bërë dallimin si nata me ditën mes agresorëve të familjes time dhe meje si kundërshtar i papërkulshëm i tyre”, shkruan Rama. Në fakt, Rama thotë se ndryshe nga sa pretendon PD, familja e tij, njëjtë si të tjerë trashëgimtarë pronash në jug, ende nuk e kanë certifikatën e pronësisë. “Për publikun ka vetëm një fakt. Sot e gjithë ditën, duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit tonë në Vuno të Himarës, njësoj si plot trashëgimtarë të tjerë të kësaj zone – ku sapo isha së bashku me kryebashkiakun tonë të së dielës së ardhshme, Vangjel Tavon – nuk i ka marrë ende certifikatat e pronësisë. Sepse unë, ndryshe nga kundërshtarët e mi pa din e pa iman, nuk jam i asaj kategorie përfaqësuesish të popullit, që tjetër thonë për njerëzit e tjetër bëj për vete. Kështu që faleminderit që e hapën këtë gropë në publik për mua dhe bujrum le të hidhen vetë brenda, si zakonisht, por këtë herë me të mirën e madhe që populli do ta shohë dallimin e madh, si në një pasqyrë ku vetëm qorrat me qimen e syrit në tru mund të mbeten pa e kuptuar!”, vijon Rama. Akuzave, që thotë se janë prodhuar sa në Tiranë aq edhe në Athinë, paralajmëron se do t’i përgjigjet me padi. “Të gjitha faktet që e ekspozojnë këtë përpjekje, si një lëtyrë të nxjerrë nga kanalet e ujërave të zeza mediatike në Tiranë e në Athinë, e tashmë të propaganduar nga skllevërit e ballkonit Non Grata, do të jenë pjesë e padisë së radhës në gjyq për këta të paudhë që në fakt, po i paguajnë me një vetëdiskreditim e vetëturpërim shembullor në sytë e shqiptarëve paudhësitë e panumërta, që i kanë bërë këtij vendi e këtij populli kur kishin edhe gurin edhe arrën, në duart e tyre të mbrapshta e të pista”, vijon Rama.

Lexo edhe :  I hapet rruga betimit të Tavos, nesër KQZ i jep mandatin si kryebashkiak i Himarës

Akuzoi Ramën, por përvetësoi sëbashku me Arjana Fullanin një pronë në Bllok me legalizim

Anëtarja e Gjykatës se Lartë, Arjana Fullani dhe sekretari për çështjet ligjore në PD, njëkohësisht, njëkohësisht ish- inspektori antikorrupsion i ish-kryeministrit Sali Berisha, dyshohet se janë përfshirë në përfitimin e një prone në mënyrë të dyshimtë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Ndërtesa, e cila ishte e paligjshme, u prish nga Policia Bashkiake e Tiranës në vitin 2010, ndërsa përfituesit e kësaj sipërfaqe toke, afërsisht 200 metra katror, e kanë legalizuar atë sikur të ishte ndërtesë në bazë të një vetëdeklarimi në Drejtorinë e ALUIZNI-t në shkurt të vitit 2013, afërsisht 2 vjet pasi ndërtesa nuk ekzistonte. Sipas origjinës së pronës së përfituar, në vendin ku më parë ka qenë restorant “Berlini”, është legalizuar një sipërfaqe ndërtimi 200 metra katror, për shkak të supozimit se ka ekzistuar një ndërtesë 190 metra katrorë. Pas kësaj, në Hipotekë shfaqet si pronare jo personi që ka vetëdeklaruar legalizimin, por Arjana Fullani, Ivi Kaso dhe një qytetare tjetër, jo person publik. Të tre poseduesit e rinj të pronës kanë bërë bashkimin e pasurisë dhe rezultojnë pronarë të saj. Vetëdeklarimi për legalizim në mënyrë të paligjshme, është bërë nën garancitë e një personi që mbulonte zyrën antikorrupsion të Berishës, dhe një gjykatëseje të Gjykatës së Lartë. Edhe hipotekimi është bërë në kohë rekord.

Të fundit

Shqiptarët ikin për të punuar/ Mjekë, infermierë, po emigrojnë me kontrata të rregullta

Në 2023 Gjermania dha gati 5 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë që kanë shkuar...

Synojnë të vjedhin profilet e “FB”, policia apel qytetarëve: Mos i hapni këto mesazhe

Policia dhe Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga një skemë mashtrimi kibernetike...

Zbulohet skema e mashtrimit në “WhatsApp”, si të mbroheni nga vjedhja e të dhënave

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Policisë së Qytetit Tiranë ka bërë të ditur se gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve...

“Show humori të ri”/Agron Llakaj prezanton projektin e ri, largohet nga Vizion Plus?

Aktori i humorit Agron Llakaj do të vijë këtë sezon me një emision të ri humori. Ai ka postuar në Instagram një video promo...

Koçiu në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”: Pajisje të teknologjisë së fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, inspektoi sot punimet në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, ku po përfundon modernizimi i infrastrukturës...

Lajme të tjera

Web TV