Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Tavo ose Gjikuria/ Votimet në Himarë, pjesëmarrje më e madhe se 14 maji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror Zgjedhor ka filluar hapjen e kutive të votimit para mesnatës dhe sot deri në orët e para të paradites do të jap edhe verdiktin e qytetarëve të Himarës. Krahësuar me vitin 2023, kur u mbajtën zgjedhjet, dje kanë votuar 2 përqind më shumë votues. Kjo rritje vje edhe për shkak të kthimit në atdhe të emigrantëve.

Himara ka mbyllur dje procesin e votmit, ndërsa ende Komisoni Qendror Zgjedhor vijon me numrëimin e votave për dy kandidatët, Vangjel Tavo nga Partia Socialsite dhe Petro Gjikuria nga Partia Demokratike. Ajo që ishte e sigurt në këtë proces ishte numri i pjesmarrësve të votuesve, i cili shënoi edhe pjesëmarrin më të madhe se numri i votuesve që morën pjesë në zgjedhjet që u mbajtën në 14 Maj 2023 atëherë kur Shqipëria votoi për kryetarët e bashkive. Referuar deklaratës së Komisionit Qendror Zgjedhor deri në mbylljen e procesit të votimit 19:00 në bashkinë bregdetare kanë votuar 37,69% e votuesve. “Në orën 19:00 përfundoi orari i votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë. Qendrat e votimit janë mbyllur në të gjithë territorin e bashkisë. Procesi i votimit në 36 QV ka vijuar i qetë ndërkohë që zgjedhësit janë identifikuar elektronikisht dhe sistemi PEI ka rezultuar krejt i suksesshëm. KQZ e ndoqi në dinamikë ecurinë e procesit, duke ndërhyrë në rastet kur u kërkua asistencë nga ana e Komisionerëve të Qendrave të Votimit. Nga informacionet paraprake dhe të dhënat e raportuara, nga pjesëmarrja në zgjedhje rezulton 36.9%. Komisionet e QV po përgatiten për të dorëzuar kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore në KZAZ-në nr. 88, për t’i hapur rrugë procesit të numërimit të votave. Procesi i numërimit të votave do të fillojë kur të mbërrijë në KZAZ edhe kutia e fundit e votimit nga QV me largët.”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qendror Zgjedhor. Komisioni Rregullator pranë KQZ-së vendosi që në zgjedhjet e pjesshmë në Himarë të aplikohet identifikimi elektronik i zgjedhësve. Ndërkohë, në listat e zgjedhësve në këtë bashki janë shtuar me 311 vetë nga viti 2023 në 2024. Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule është shprehur se Himara nesër do të zgjohet me 2 kryebashkiakë të zgjedhur. Në një prononcim për mediat, Dule ka thënë se mandati i Fredi Belerit akoma nuk i është ndërprerë konform ligjit dhe me vendim të formës së prerë. Dule tha se: “Ende nuk ka një vendim të formës së prepë në lidhje me kushtetueshmërinë e këtij dekreti. Së dyti, Himara nesër do të zgjohet me 2 kryebashkiakë të zgjedhur. Mandati i kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Belerit nuk është i ndërprerë konform ligjit dhe me vendim të formës së prerë. Është për t’u gjykuar në KAS ankimimi i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe njëkohësisht dhe i Belerit. Ankimime të depozituara konform ligjit brenda hapësirës kohore të 30 ditëve që parashikon ligji dhe procedura”. Rritja e pjesëmarrjes në votime lidhet edhe me kohën kur emigrantët janë kthyer për të pushuar në vendin e tyre. Muaji gusht është momenti kur qytetarët e Himarës kthehen në vendlindje, për të qëndruar gjatë me familjarët e tyre, apo për të shijuar e shfrytëzuar sezonin veror. Gjatë kohës kur votohej media është munduar që të marrë prononcimet nga kandiatët. Petro Gjikuria ka marrë një ftesë nga Vangjel Tavo për tu bërë nënkryetar i Bashkisë Himarë. Kur u pyet “Nëse nuk do të fitoni, do të pranoni ofertën e Vangjel Tavos për t’u bërë nënkryetar i bashkisë, apo do të prisni biletën për të shkuar drejt SHBA”, ai i tha gazetarëve se: “Kjo është një ditë feste, le ta festojmë të gjithë bashkë. Është dita e demokracisë. Unë do jem kryetari i ardhshëm i bashkisë Himarë. Se çfarë do të ndodhë nesër do ta dimë të hënën, të mos fillojmë me pyetje të tilla sikur keni ngrënë limona që në mëngjes. Unë do të jem kryetar i ardhshëm i Himarës”. Nga Palasa, atje ku edhe votoj, Vangjel Tavo para se të hynte në qendrën e votimit së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e vogël, përshëndeti bashkëqytetarët në greqisht dhe në shqip. Pas votimit Tavo ftoi himariotët të votojnë alternativën më të mirë.“Sot e kanë fjalën himariotët për të votuar. Procesi deri tani ka qenë i qetë. Uroj të vazhdoj kështu deri në moment të fundit të votimit qetësia, ashtu sikurse ka mbizotëruar gjatë fushatës elektorale. I bëj thirrje të gjithë banorëve të Himarës të dalin masivisht në votime, të votojnë projektin më të mirë, alternativën më të mirë për Himarën dhe për himariotët kudo që ndodhen”, tha Tavo.

Lexo edhe :  Berisha del nga SPAK./ Zyrtarisht i pandehur, i komunikohet akuza e korrupsionit

Tre autobusa nga Qafë Bota për të votuar Gjikurinë

Mëngjesin e djeshëm nga Qafë Bota përveç 3 autobusëve të linjave të rregullta Athinë – Sarandë, kanë hyrë edhe 2 autobusë që sillnin persona për të votuar në Himarë. Sipas burimeve të 2 autobusët kishin persona që vinin të organizuar nga stafi i kandidatit Gjikuria. Edhe mëngjesin e shtunës nga Qafë Bota kanë hyrë 2 autobusë të tjerë. Ndërkohë nga burime të stafit të Gjikurisë mësohet se përgjatë javës kanë mbërritur me automjete të tyre edhe qindra votues të tjerë, të cilët kanë planfikuar pushimet e tyre përgjatë këtyre ditëve. Gjikuria, kandidon nën siglën e “Bashkë Fitojmë” të 10 partive opozitare, me në krye PD dhe PL, i propozuar dhe i mbështetur nga Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) dhe të organizata minoritare OMONIA.

 

Të fundit

Shqiptarët ikin për të punuar/ Mjekë, infermierë, po emigrojnë me kontrata të rregullta

Në 2023 Gjermania dha gati 5 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë që kanë shkuar...

Synojnë të vjedhin profilet e “FB”, policia apel qytetarëve: Mos i hapni këto mesazhe

Policia dhe Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga një skemë mashtrimi kibernetike...

Zbulohet skema e mashtrimit në “WhatsApp”, si të mbroheni nga vjedhja e të dhënave

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Policisë së Qytetit Tiranë ka bërë të ditur se gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve...

“Show humori të ri”/Agron Llakaj prezanton projektin e ri, largohet nga Vizion Plus?

Aktori i humorit Agron Llakaj do të vijë këtë sezon me një emision të ri humori. Ai ka postuar në Instagram një video promo...

Koçiu në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”: Pajisje të teknologjisë së fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, inspektoi sot punimet në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, ku po përfundon modernizimi i infrastrukturës...

Lajme të tjera

Web TV