Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

“Pakt me djallin” – Debati për shkëmbimin e të burgosurve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lehtësim në Gjermani për të burgosurit e liruar nga Rusia dhe Bjellorusia. Por edhe debate për çmimin e lartë që po paguan shteti ligjor duke vazhduar një taktikë nga koha e Luftës së Ftohtë.

Jens Thurau

Kancelari Olaf Sholc ishte mjaft i lehtësuar kur priti dymbëdhjetë nga personat e liruarnë aeroportin e Këln/Bonit. Ndryshe nga SHBA, ku presidenti amerikan Joe Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris e përqafuan gazetarin Evan Gershkovic para kamerave, pritja në Gjermani u zhvillua në heshtje dhe me kujdes.

Sholci tha se shkëmbimi i të burgosurve u bë i mundur vetëm “përmes bashkëpunimit intensiv me shumë vende evropiane dhe veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës” duke shtuar se beson se në fund të fundit ky ishte vendimi i duhur.

Presidenti amerikan Joe Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris e përqafuan gazetarin Evan Gershkovic para kameravePresidenti amerikan Joe Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris e përqafuan gazetarin Evan Gershkovic para kamerave

Në fakt shkëmbimi i të burgosurve ishte spektakolar dhe një arritje e madhe diplomatike mes shteteve perëndimore dhe Rusisë, pavarësisht nga çdo vlerësim moral apo etik.

Rusia liroi 16 të burgosur ndër ta katër me pasaporta gjermane. Në këmbim u liruan tetë rusë, ndër ta edhe Vadim Krasikov, që ishte dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani në fund të vitit 2021, sepse sipas gjykatës së Berlinit kishte vrarë një gjeorgjian me origjinë çeçene në një parkt të kryeqytetit në gusht të vitit 2019.

A ka rënë në gjunjë shteti ligjor?

Debati në Gjermani sillet kryesisht rreth pyetjes nëse një shtet ku sundon ligji mund të lirojë një vrasës të dënuar. Por ndryshe nga shumë debate për çështjet aktuale politike, ky debat karakterizohet nga maturia dhe qëndrimi i moderuar.

Tre prej të burgosurve të liruar Vladimir Kara-Mursa, Andrej Pivovarov dhe Ilja Jashin në një konferencë shtypi në DWTre prej të burgosurve të liruar Vladimir Kara-Mursa, Andrej Pivovarov dhe Ilja Jashin në një konferencë shtypi në DW

Tre prej të burgosurve të liruar Vladimir Kara-Mursa, Andrej Pivovarov dhe Ilja Jashin në një konferencë shtypi në DWFotografi: Florian Görner/DW

Lexo edhe :  Kanadaja pezullon lejet për shitjen e armëve në Izrael

Eksperti i CDU-së për politikën e jashtme, Norbert Röttgen, tha për radion Deutschlandfunk se Gjermania ka pranuar një “disvantazh serioz”: “Por kjo justifikohet nga përfitimi njerëzor, nga liria dhe shpëtimi nga tortura i 16 vetëve”.

Eksperti i SPD-së për politikën e jashtme, Michael Roth, e përmblodhi qartë dilemën gjermane. Ai shkroi në Platformën X se ndonjëherë duhet “të bësh marrëveshje me djallin për hir të humanizmit”. Ai e kishte fjalën për presidentin rus Vladimir Putin.

Jo specifikime ligjore

E ndrejta ndërkombëtare civile përmban rregulla për këmbimin e të robërve të luftës, sqaron për DW Christian Mihr, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Amnesty International në Gjermani. Personat e shkëmbyer nuk ishin robër lufte dhe për këtë rast nuk ka dispozita ligjore specifike.

As në legjislacionin gjerman nuk ka rregulla për shkëmbimin e të burgosurve. Qeveria gjermane dhe ministri i Drejtësisë, Marco Buschmann, u bazuan në këtë rast në nenin 456a të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit ekzekutimi i dënimit me burg mund të pezullohet në kushte të caktuara.”

E qartë është se shkëmbimi i të burgosurve u bë sepse Putini donte para së gjithash të lironte vrasësin Krasikov, i cili ishte i burgosur në Berlin. Dhe presidenti i SHBA-së Joe Biden kërkonte me ngulm lirimin e Gershkovicit.

Strategji nga koha e Luftës së Ftohtë

A do të thotë shkëmbimi i suksesshëm i të burgosurve se tani janë vendosur linja të reja diplomatike komunikimi me Kremlin të cilat ndoshta mund të ndihmojnë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë?

Politologu David Sirakov, drejtor i Akademisë Atlantike në Rheinland-Pfalz, nuk është i këtij mendimi. Ai tha për Agjencinë Gjermane të Shtypit se “kjo nuk është as ndonjë masë për ndërtimin e besimit dhe as nuk ngjall shpresa për një marrëdhënie më të mirë me Moskën apo Minskun.”

Përkundrazi kjo tregon se strategjia e njohur nga Lufta e Ftohtë për lirimin shtetasit e tyre, të cilët shpesh punojnë në sektorët e sigurisë dhe shërbimeve sekrete, duke bërë presion me anë të burgosjes së shtetasve të huaj në Rusi dhe Bjellorusi, vazhdon të jetë pjesë e repertorit diplomatik të këtyre shteteve.

 

Të fundit

Shqiptarët ikin për të punuar/ Mjekë, infermierë, po emigrojnë me kontrata të rregullta

Në 2023 Gjermania dha gati 5 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë që kanë shkuar...

Synojnë të vjedhin profilet e “FB”, policia apel qytetarëve: Mos i hapni këto mesazhe

Policia dhe Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga një skemë mashtrimi kibernetike...

Zbulohet skema e mashtrimit në “WhatsApp”, si të mbroheni nga vjedhja e të dhënave

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Policisë së Qytetit Tiranë ka bërë të ditur se gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve...

“Show humori të ri”/Agron Llakaj prezanton projektin e ri, largohet nga Vizion Plus?

Aktori i humorit Agron Llakaj do të vijë këtë sezon me një emision të ri humori. Ai ka postuar në Instagram një video promo...

Koçiu në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”: Pajisje të teknologjisë së fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, inspektoi sot punimet në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, ku po përfundon modernizimi i infrastrukturës...

Lajme të tjera

Web TV