Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Studimi: Përdorimi i telefonëve inteligjentë dhe ankthi e depresioni tek adoleshentët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i ri ka zbuluar se adoleshentët që përdorin në mënyrë të tepruar telefonët e tyre inteligjentë kanë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni, ankthi dhe pagjumësia.

Studiuesit në “King’s College” në Mbretërinë e Bashkuar zbuluan se të rinjtë që thonë se kanë krijuar varësi nga telefonët e tyre, kanë dy herë më shumë gjasa të raportojnë simptoma ankthi dhe janë tre herë më shumë të rrezikuar nga depresioni sesa ata që mund ta kontrollojnë se sa i përdorin telefonat.

Shoqëria moderne është e lidhur ngushtë me përdorimin e telefonëve inteligjentë. Por një studim i fundit nxjerr në pah lidhjen mes përdorimit të tepruar të tyre dhe rrezikut ndaj shëndetit mendor tek adoleshentët.

Ankthi, depresioni dhe pagjumësia, të gjitha janë të lidhura me “përdorimin problematik të telefonëve inteligjentë”. Ky është përfundimi i një studimi kryer nga studiuesit në “King’s College” të Mbretërisë së Bashkuar, i bazuar tek përgjigjet e 657 adoleshentëve të moshës nga 16 deri në 18 vjeç dhe përgjigjet e 69 fëmijëve të moshës 13 deri në 16 vjeç gjatë një periudhe katër javore.

“Përdorimi problematik i telefonëve inteligjentë ka detyruar që studiuesit të përshkruajnë një model të përdorimit të tyre. Ka disa ngjashmëri me mënyrën se si njerëzit flasin për varësitë e tyre nga bixhozi, apo lojërat online. Nga studimi rezultoi se veçoritë janë: subjekti humb kontrollin mbi përdorimin, telefoni inteligjent fiton epërsi në jetën e tyre, kështu që ata po kalojnë më shumë kohë me telefonin e tyre duke hequr dorë për shembull nga gjumi apo aktiviteti fizik. Ata vazhdojnë ta bëjnë këtë pavarësisht nga vetëdija për anët negative”, thotë bashkautorja e studimit. Dr Nicola Kalk.

Studiuesit arritën në përfundimin se të rinjtë që thoshin se ishin më të varur nga telefonët e tyre kishin dy herë më shumë gjasa të raportonin simptoma ankthi dhe ishi tre herë më në rrezik që të vuajnë nga depresioni, sesa ata që nuk kishin.

Lexo edhe :  Dy shenjat e horoskopit që kanë më shumë gjasa të dalin me persona më të rinj

Ka një ndryshim, thonë studiuesit, midis thjesht kohës së shpenzuar në një telefon dhe përdorimit problematik të një telefoni inteligjent.

Sipas autorëve të studimit, përdorimi problematik i telefonëve inteligjentë prek një pakicë adoleshentësh, por ata përjetojnë nivele më të larta të problemeve të shëndetit mendor.

“Ata që raportuan përdorimin problematik të tyre kishin dy herë më shumë gjasa të vuanin nga ankthi dhe tre herë më shumë të vuanin nga depresioni”, thotë Dr Kalk.

Sa i përket mënyrës se si të ulet koha e përdorimit të telefonave inteligjentë nga adoleshentët, Dr. Kalk rekomandon që prindërit të ulen me fëmijët e tyre për të diskutuar këtë çështje dhe për të zhvilluar një rutinë të shëndetshme në shtëpi. /rel/kb

Të fundit

Shqiptarët ikin për të punuar/ Mjekë, infermierë, po emigrojnë me kontrata të rregullta

Në 2023 Gjermania dha gati 5 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë që kanë shkuar...

Synojnë të vjedhin profilet e “FB”, policia apel qytetarëve: Mos i hapni këto mesazhe

Policia dhe Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga një skemë mashtrimi kibernetike...

Zbulohet skema e mashtrimit në “WhatsApp”, si të mbroheni nga vjedhja e të dhënave

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Policisë së Qytetit Tiranë ka bërë të ditur se gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve...

“Show humori të ri”/Agron Llakaj prezanton projektin e ri, largohet nga Vizion Plus?

Aktori i humorit Agron Llakaj do të vijë këtë sezon me një emision të ri humori. Ai ka postuar në Instagram një video promo...

Koçiu në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”: Pajisje të teknologjisë së fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, inspektoi sot punimet në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, ku po përfundon modernizimi i infrastrukturës...

Lajme të tjera

Web TV