Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Takimi i tyre vjen në një kohë kur autoritetet e Kosovës i kanë ndërmarrë disa veprime në veri të vendit, pjesë e banuar me shumicë serbe, të cilat janë kundërshtuar nga Serbia dhe serbët e Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do ta hapë urën kryesore mbi lumin Ibër, e cila nga viti 1999 e ndan Mitrovicën në pjesën jugore, të banuar me shumicë shqiptare, dhe në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe. Ditë më parë, autoritetet kosovare i mbyllën nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri të Kosovës.

Veprimet e Kosovës janë kritikuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila i kanë cilësuar ato si të “njëanshme”.

Ndërkohë, pjesëtarët e komunitetit serb protestuan të mërkurën kundër hapjes së urës mbi Ibër, pas paralajmërimit të autoriteteve kosovare se do ta bëjnë një gjë të tillë.

Pas përfundimit të protestës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ftoi pjesëtarët e komunitetit serb të mërkurën të marrin pjesë në një diskutim në Mitrovicën e Veriut, në të cilin tha se mund të njoftohen “mbi përfitimet nga hapja e urës dhe të shprehin shqetësimet e tyre të cilat do të trajtohen nga përfaqësuesit tanë institucionalë dhe institucionet e vendit”.

Të mërkurën më herët, KFOR-i paralajmëroi përsëri se është i gatshëm t’i ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme” për t’i luftuar zhvillimet të cilat mund ta cenojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal, pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

Ushtarët italianë në kuadër të misionit të KFOR-it ndodhen në urën mbi lumin Ibër, ndërsa afër ndodhen edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës që është e para dhe pas misionit të BE-së për sundim të ligjit, EULEX, me të cilat thotë se bashkëpunon ngushtë./kb

Të fundit

Shifrat/ Ndikimi i zgjedhjeve në ekonomi

2025-a është një vit elektoral. Në periudha të tilla dinamikat e zhvillimit të ekonomisë ndryshojnë dhe përgjithësisht viti priret...

Revista e njohur: Turistët francezë në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë

Duke filluar nga ky vit, turistët francezë do të mund të fluturojnë lehtësisht drejt Shqipërisë – një destinacion befasues dhe tërheqës në zemër të...

Akordi që shton eksportin e energjisë/ Shqipëria kthehet në lider energjitik në rajon

Marrëveshja trepalëshese midis Emirateve të Bashkuara Arabe,Italisë dhe Shqipërisë parashikon ndërtimin e një linje interkonjeksioni nënujore. për të transportuar energjinë e prodhuar nga burime të...

Marrëveshja për lidhjen nënujore të energjisë mes Shqipërisë dhe Italisë , dalin detajet

Lajmi i zbarkimit të kryeministres italiane Giorgia Meloni në Abhu Dhabi për të nënshkruar një marrëveshje me vlerë rreth një miliard euro që përfshin...

Studimi: Përdorimi i kokainës në Francë është pothuajse dyfishuar brenda një viti

Përdorimi i kokainës në Francë pothuajse u dyfishua në vitin 2023, me 1.1 milionë njerëz që e merrnin këtë substancë të paligjshme të paktën...

Lajme të tjera

Web TV