Koronavirusi/A do mbajnë përgjegjësi kinezët? Plas keq mes SHBA-së dhe Kinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të mërkurë u raportua se shteti amerikan i Misurit paditi Kinën për shpërthimin e pandemisë së koronavirusit. Por pas kësaj padie ka reaguar edhe shteti kinez i cilësoi si krejt absurde një padi të tillë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Geng Shuang tha se veprimi juridik nuk ka “asnjë bazë faktike dhe ligjore”, ndërsa përsëriti  se Kina nuk ka asnjë gisht në shpërthimin e pandemisë.

“Që nga fillimi i shpërthimit, Kina ka proceduar në mënyrë të hapur, transparente dhe të përgjegjshme. Qeveria amerikane duhet të tërhiqet nga akuzat dhe kjo padi”, tha ai.

Ministria dhe departamentet e tjera të qeverisë kineze kanë mohuar me forcë akuzat se Kina e raportoi me vonesë shpërthimin e koronavirusit në Wuhan në fund të vitit të kaluar.  Megjithatë, faktet treguan më vonë se Kina ishte e shqetësuar për stabilitetin politik sesa për shëndetin e njerëzve.

Stafi mjekësor i cili raportoi shpërthimin u kërcënua dhe u detyrua të heshtë. Se çfarë po ndodhte në Wuhan nuk u tregua për ditë të tëra derisa qeveria vendosi ta deklaronte në një konferencë për mediat.

Prokurori i lartë i shtetit të Misurit njoftoi të martën se zyrtarët kinezë janë fajtorë për pandeminë që ka prekur rreth 2.5 milion në të gjithë botën, ndërsa kanë humbur punën dhjetëra miliona duke shkatërruar ekonomitë në vende të ndryshme të botës.

Prokurori i Përgjithshëm Eric Schmitt u shpreh qeveria kineze gënjeu për rreziqet e virusit dhe nuk bëri aq sa duhet për të ngadalësuar përhapjen e tij.

Veprimi i Misurit ka të ngjarë të jetë kryesisht simbolik, pasi paditë kundër vendeve të tjera zakonisht nuk shkojnë askund dhe përgjithësisht ligji amerikan i ndalon ato./Përshtati nga The Time, për Fjala.al, B.Quku

Lexo edhe :  Nga pritja dy orë në shi tek darka më Presidentin Macron, Rama publikon fotoalbumin

LEXO EDHE:

Shteti amerikan nuk heziton, por padit Kinën: Të paguajë dëmet e COVID

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV