Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Dokumenti i Hamasit zbulon planin sekret të sulmit terrorist me paraglider

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përdorimi i paragliderëve nga lëvizja terroriste Hamas si pjesë e vrasjes masive të afro 1200 njerëzve, duke përfshirë mbi 30 amerikanë, në jug të Izraelit më 7 tetor, u parashtrua në një plan metodik që Fox News Digital mund të zbulojë për herë të parë.

Plani ushtarak i Hamas u morr nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në Rripin e Gazës dhe aty zbulohet përpjeka e madhe që bëri organizata terroriste e mbështetur nga regjimi iranian për të mashtruar botën në lidhje me përdorimin e pajisjeve sportive ajrore.

Dokumenti i Hamasit, fillimisht në arabisht dhe i përkthyer në anglisht dhe i rishikuar nga Fox News Digital, tregon se si grupi terrorist po kërkonte të shfrytëzonte përdorimin e tij më të gjerë.

“Sporti duhet të zhvillohet në mënyrë që paragliderët të motorizohen.

Zonat ku sporti mund të shfrytëzohet nga aspekti ushtarak: zbarkimi pas linjave të armikut, si pjesë e një infiltrimi të heshtur përtej kufirit duke përdorur paragliderë,” thuhej në të.

Capture3

Dokumenti vazhdon: “kjo mund të bëhet duke përdorur pozicionet e lëshimit të heshtur. Kamuflimi i eksperimenteve ushtarake dhe trajnimi. Reduktimi i kostove nëpërmjet përdorimit të dyfishtë si eksperimente civile. Hapja e mundësisë së shfrytëzimit të aktivitetit civil në sporte të tjera që mund të përfitojnë nga aktivitetet ushtarake. Përfitimi nga informacione të huaja të marra përmes aktiviteteve civile”.

Terroristët me paragliderë u mblodhën në festivalin e muzikës Supernova në Kibbutz Re’im dhe morën pjesë në masakrën e mbi 300 pjesëmarrësve.

Dokumenti i Hamasit vijon: “krijimi i një force aviacioni ushtarak dhe civil në shërbim të projektit të çlirimit. Pushtuesi po punon për të parandaluar krijimin e kësaj force dhe po e lufton me të gjitha mjetet. Një nga zgjidhjet: Ekspozoni këtë model dhe punoni drejt integrimit të tij në shoqëri në një mënyrë që të pengojë armikun ta përfundojë atë”.

Lexo edhe :  Si po ndikon mbështetja e Swift për Harris në uebsajtin e zgjedhjeve të vitit 2024

Në planin e veprimit të Hamasit përfshihen “hapat” e nevojshëm për të integruar sistemin e paragliderit në Gaza.

Capture1

“Kryerja e eksperimenteve personale civile me paragliderë dhe publikimi i tyre në rrjetet sociale dhe në shtypin global…Punë për të tërhequr vëmendjen e aventurierëve, të rinjve të angazhohen në sporte të tilla dhe të nxisin frymën e konkurrencës për të përhapur më gjerësisht këtë sport”.

Gjeneral brigade (Res) Amir Avivi, një ish-zëvendës komandant i Divizionit të Gazës IDF, tha për Fox News Digital se “përdorimi i parë i një paraglideri u bë nga një terrorist palestinez në vitin 1987 në një sulm shkatërrues në veri nga Libani jugor në Beit Hillel. Një bazë me 6 ushtarë të vrarë dhe 10 të plagosur… Ne e kemi përballur këtë kërcënim për vite me rradhë dhe padyshim që Hezbollahu i ka këto aftësi”.

Në korrik, avionët luftarakë izraelitë goditën një depo që përmbante paragliderë të përdorur nga Hamasi më 7 tetor. Sulmi ajror që synonte depon e paragliderëve në Rafah pati një peshë të madhe për Izraelin, sepse imazhi i terroristëve të Hamasit në paragliderë u thirr si një simbol në veshje dhe postera midis mbështetëve të Hamasit në të gjithë botën. /kb

Capture

Të fundit

Transplanti i syrit, shkenca bën shumë hapa përpara

Syri i parë i transplantuar në botë ka filluar të reagojë ndaj dritës, një arritje e rëndësishme në fushën...

Gjenerali amerikan zbarkon në Tiranë, takime me Begajn e Ramën/ Çfarë pritet…

Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forcave Supreme Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, po viziton Tiranën për të...

Me prefiks Vietnami/ Ja si grupi i hakerave vjedh të dhënat e shqiptarëve

Prej disa ditësh në rrjet po qarkullojnë disa mesazhe të cilat u janë dërguar qytetarëve të ndryshëm përmes aplikacionit whats app . Burime për Balkanweb...

“Përmbytjet në Evropë”/ Shkencëtarët zbulojnë sa do të zgjasin reshjet

Qytetet piktoreske në të gjithë Evropën Qendrore janë përmbytur nga uji, pasi shirat e dendur të fundjavës i kthyen përrenjtë e qetë në lumenj...

Raporti/ Gjendja e Demokracisë po dobësohet, ja shkaqet

Raporti Globali Gjendjes Demokracisë për vitin 2024 ka analizuar cilësinë e zgjedhjeve në të gjithë botën, pjesëmarrjen në zgjedhje dhe pranimin e rezultatit të...

Lajme të tjera

Web TV