Kënga Magjike 2024 nis për pak muaj.
Mesa duket puna për të ka nisur prej kohësh dhe Ardit Gjebrea ka zgjedhur edhe jurinë. Ai ka postuar një video në rrjetet sociale ku po bisedon me një prej anëtarëve të jurisë. Ai nuk e ka zbuluar fytyrën sepse ka filmuar vetëm reflektimin e tij në xham ndërsa bisedon me të, por është zbuluar se bëhet fjalë për gazetarin Andi Vrapi.
“Sapo e mbylla edhe me një tjetër anëtar jurie për Kënga Magjike 2024. U surprizua nga propozimi, por unë e di që është zgjedhja e duhur!”, shkroi Arditi.
Biseda mes tyre:
-Je i lumtur?
-Oh, qielli në kokë!
-Si do të jesh si anëtar jurie?
-Besoj se shumë kontravers, shumë do të më urrejnë, por shumë do të më duan.
-Ke të njohur nga anëtarët që marrin pjesë, aq sa di?
-Fatkeqësisht po.
-Si do t’i vlerësosh?
-Kjo mbetet për t’u parë pastaj.
-Nëse të mërziten çfarë do të bësh?
-So what? (Edhe çfarë?)
-Po mirë se erdhe në jurinë e Kënga Magjike 2024!
-Mirë se ju gjeta! T’ju kisha sjellë ndonjë komposto, ndonjë gjë…/kb