Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Për këta që duan të ndalojnë festimet për medaljet olimpike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Pas përpjekjeve për t’u tallur me fitoren e dy medaljeve në Lojërat Olimpike, të parat në historinë e Shqipërisë, për shkak të origjinës ruse të sportistëve të ekipit tonë olimpik, sot ka vërshuar një valë e re zemërimi kundër festimeve për ta.

Në qendër të sulmeve si zakonisht është Erion Veliaj, rrufepritësi në dispozicion i shumicës që pret si zakonisht sulme për çdo gjë që ndodh në këtë vend, që nga arrestimi i Berishës e deri tek medaljet olimpike.

Tani po e akuzojnë se çfarë merite ka ai, për dy medaljet, dhe pse i politizon ato. Madje Genc Pollo i ka akzuar ata se ata nuk njohin Ismail bej Vlorën dhe Naim Frashërin. Mirë që nuk thotë nuk njihnin as Take Pollon.

Së pari, marrja e sportistëve të huaj në ekipe olimpike nuk është ndonjë fenomen shqiptar. Siç e shkruante Dritan Shano në një postim në X, tre medaljet në atletikë i kanë fituar tre sportistë kubanë për llogari të tre shteteve të ndryshme, Spanjë, Portugali dhe Itali. Nuk besoj se ky i Italisë dinte ndonjë varg të Dantes apo i Spanjës ndonjë varg të Lorkës. Nuk po flas për historinë.

Përpjekja për të gjetur arsye për të mos u gëzuar është e lavdërueshme, por nuk ke pse t’ia imponosh shoqërisë mërzitjen tënde. Ata janë të lirë të mos gëzohen. Por kjo përpjekja për të qortuar ata që gëzojnë, tregon se këta i kanë konsideruar Lojërat Olimpike si fushatë zgjedhjesh kundër Qeverisë.

Së dyti, ky shqetësimi pse gëzon kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe çfarë merite ka ai në këtë histori është një debat po aq politik.

Lexo edhe :  Anti-fashizmi shqiptar ishte ‘pa dallim krahine, feje, ideje’, pra ishte pluralist

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka të drejtë të ndjehet i gëzuar se janë dy sportistë të Klubit Sportiv Tirana të Bashkisë së Tiranës, dhe dy sportistët paguhen nga Bashkia e Tiranës.

Kjo është arsye për t’u krenuar.

Për të gëzuar s’ka nevojë për këtë arsye se mund të gëzohet dhe si qytetar, por si shef i tyre natyrisht ka të drejtë të krenohet.

Dhe së fundmi ata që janë të shqetësuar nga gëzimi për këto fitore apo dhe ata që mërziten, nuk janë as heronj dhe as tradhtarë, por janë njerëz që nuk kanë jetë të tyre apo mendim të tyre për sportin, por e përjetojnë atë vetëm politikisht.

Tani këta që janë të mërzitur vetëm për arsye politike dhe vetëm pse medaljet janë fituar tani që socialistët janë në pushtet, janë pjesa më e politizuar në gjithë këtë debat publik qesharak. Këta të paktën nuk kanë të drejtë të thonë se po e politizoni nga gëzimi, se këta po e politizojnë nga mërzitja.

Nga gëzimi njeriu dhe mund ta tejkalojë masën, se gëzim është. Kurse nëse je i mërzitur për arsye politike dhe nuk do të lësh njeri të gëzojë, duhet ta kuptojnë se nuk të merr njeri as si anti-shqiptar dhe as si tradhtar, siç përpiqesh të viktimizohesh, por thjesht si një gomar.

Të fundit

Transplanti i syrit, shkenca bën shumë hapa përpara

Syri i parë i transplantuar në botë ka filluar të reagojë ndaj dritës, një arritje e rëndësishme në fushën...

Gjenerali amerikan zbarkon në Tiranë, takime me Begajn e Ramën/ Çfarë pritet…

Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forcave Supreme Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, po viziton Tiranën për të...

Me prefiks Vietnami/ Ja si grupi i hakerave vjedh të dhënat e shqiptarëve

Prej disa ditësh në rrjet po qarkullojnë disa mesazhe të cilat u janë dërguar qytetarëve të ndryshëm përmes aplikacionit whats app . Burime për Balkanweb...

“Përmbytjet në Evropë”/ Shkencëtarët zbulojnë sa do të zgjasin reshjet

Qytetet piktoreske në të gjithë Evropën Qendrore janë përmbytur nga uji, pasi shirat e dendur të fundjavës i kthyen përrenjtë e qetë në lumenj...

Raporti/ Gjendja e Demokracisë po dobësohet, ja shkaqet

Raporti Globali Gjendjes Demokracisë për vitin 2024 ka analizuar cilësinë e zgjedhjeve në të gjithë botën, pjesëmarrjen në zgjedhje dhe pranimin e rezultatit të...

Lajme të tjera

Web TV