Jeta e lirë dhe “Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore” që na qëndron mbi kokë si shpata e Demokleut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Edhe në luftën më të ashpër, me gjëmime të artilerisë së rëndë e bombardime aviacioni, njerëzit janë mësuar me të keqen dhe kanë ditur t’i shmangen e të mbijetojnë. Kështu dhe në rastin e pandemisë globale që solli “Sars Cov-2”. Të mësohesh me të keqen është njëra anë e medaljes, tjetra është të dashurohesh me të, pra t’i nënshtrohesh sindromës së Stokholmit. Por a mund të dashurohesh me “Covid-2”-shin? Edhe mundet, përderisa në një shkrim tjetër e kam cilësuar si “top modelin” e viruseve, i cili ia ka marrë në kthesë edhe HIV-it, edhe kancerit, madje edhe sëmundjeve kardiovaskulare, që janë në top listën e sëmundjeve që sjellin vdekshmëri.

Në Tiranën e këtij fundprilli, kryeqyteti ka dy pamje:

Në bulevard e këmbësoret e rrugëve dytësore njerëzit lëvizin si në një ditë të zakonshme, ndërsa nëpër rrugë numri i makinave është shtuar së tepërmi.

Nuk ka bare të hapura, por të gjithë e gjejnë mundësinë për të mos hequr dorë nga zakoni i vjetër e për ta pirë një kafe në këmbë, te një furrë buke a te ndonjë pastiçeri, që ndërkohë, sipas modelit kërkesë-ofertë, kanë vënë në shërbim të klientëve makineta ekspresi, nga ato për përdorim familjar. Por gjithsesi mungojnë qoftet, suxhukët e birrat me fuçi, duke e bërë më të varfër jetën torturuese të karantinës, e cila zyrtarisht vazhdon të jetë në fuqi. Por nëse do t’i bësh qejfin vetes dhe do të blesh një kostum a një fustan balloje, “Boutique”,-t i gjen të hapura. Sa për krehje, larje koke, manikyr, pedikyr e llangosje të tjera, duhet t’i bëni në kushtet e shtëpisë. Por meqenëse evenimentet mungojnë, edhe me flokë të pakrehura, madje dhe të pabojatisura mund të dalësh në rrugë, sepse askush nuk e ka mendjen tek ty e të shikon, pasi të gjithë janë të kërrusur mbi arkat me fruta-zarzavate për t’u njohur me çmimet e tyre dhe të produkteve të tjera të shportës, të cilat me shumë mjeshtëri rriten nga pak çdo ditë. Për shans, këto kohë dhe çmimi i karburanteve ka rënë në mënyrë të “konsiderueshme”, vetëm me 100 lekë të vjetra, por meqenëse xhiroja e vetme që mund të bësh me makinë është nëpër unazë, nuk ia vlen të shpenzosh paratë nga “paga e luftës” për të mbushur serbatorin me naftë.

Lexo edhe :  Vetëdorëzohet në polici kreu i grupit kriminal Kreshnik Faruku Budlla

Gjithsesi ky është njëri aspekt, i jetës metropolitane brenda qytetit. Në rrethina gjithçka ndryshon.

Nga kodrat e Liqenit Artificial lëvizjet janë shumë herë më të kontrolluara. Nën shiun që rigonte në këto ditë prilli, fare të paktë ishin ata që vazhdonin të vraponin pa e ndërprerë asnjë çast stërviten. Dhe po aq pak ishin edhe ata që lëvizin mbi biçikleta nëpër rrugën gjarpërore ndërtuar enkas për ta. Blerimi ka mbuluar gjithçka përreth dhe po aq në sy të bie një fushë me lule të verdha. Edhe vetë uji i liqenit në pamje të parë dukej më i pastër. Shiritat e vendosur nga policia kufizonin lëvizjen te diga, të cilën e patrullonin dy ushtarakë të Forcave të Armatosura. Por në autostradën që kalon përbri kodrave të liqenit, makina të transportit ushqimor dhe automjetet e tonazhit të rëndë kishin nisur nga puna. Në vazhdimësi edhe makinat e përdorimit personal gjithashtu lëvizin lirshëm nëpër rrugët e Tiranës, por gjithsesi trafiku nuk është aspak i rënduar dhe krejtësisht i kontrolluar.

Dalëngadalë jeta po i kthehet normalitetit edhe pse akoma ka kufizime të shumta dhe ligji mbi “Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore” qëndron i varur mbi kokën e secilit prej nesh si shpata e Demokleut.

Prej situatës së krijuar nga COVID-19, Qeveria shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore më 24 mars 2020 dhe ka kërkuar shtyrjen e saj deri më 23 qershor të po këtij viti. Pra rrumbullak tre muaj. Apo 90 ditë. Dy herë më shumë se karantina 40 ditore dhe ca bishta si bakshish nga pas.

Por ditët e fundit zbulueshmëria e pozitivëve ka pasur një rritje të ndjeshme me nga 25 persona, gjë që e uli entuziazmin e disa ditëve më parë kur zbulueshmëria shkoi në shifra të ulëta prej 6-të apo 9-të persona pozitiv në ditë. Dhe kjo, mund t’i japë të drejtën “timonierit”, që të frenojë ca dhe do Zoti, datrën e 24 qershori nuk e zëvendëson me atë të 26 shtatorit./Fjala.al

Të fundit

Parashikimet e Baba Vangës për vitin 2025: Shenjat e horoskopit që do të shkëlqejnë

Baba Vanga, e njohur ndryshe si Vangeliya Pandeva Gushterova, lindi në vitin 1911 në Bullgari. Ajo humbi shikimin pas një...

Berisha do t’i japë fitoren e zgjedhjeve në tavolinë Ramës!

Nga Spartak Ngjela Kryeministri Edi Rama e gjen forcën te zvarritja e Sali Berishës si kryetar i partisë Demokratike. Në çdo proces zgjedhor vjen një kohë...

Ngjarja në Astir, zbulohet kush është vajza që alarmoi RENEA-n/ Policia: Gjetëm armë…

Ka dyshime se në banesë ka pasur persona të tjerë, por se mund të jenë larguar, kur ka ardhur policia për ndihmë... Zbulohet kush është...

4 adoleshentë humbin jetën në juglindje nga problemet kardiake, flet mjekja

Në dy javët e fundit, në juglindje të Shqipërisë kanë humbur jetën katër adoleshentë për shkak të problemeve kardiake. Viktimat janë një vajzë 15-vjeçare nga...

A do largohet nga politika nëse nuk fiton zgjedhjet e 11 majit? Ja si u përgjigj Berisha

Nga Fieri, ku zhvilloi një vizitë në burgun ku po vuan dënimin demokrati Ervin Salianji, kreu i PD, Sali Berisha foli për mediat. Teksa tregoi...

Lajme të tjera

Web TV