Del videoja, si u vodh piktura 3 milionë euroshe e Van Gogh-ut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kamerat e sigurisë të një muzeu kanë kapur momentin kur një hajdut pikturash ka vjedhur pikturën me vlerë prej 3 milionë euro të piktorit Van Gogh.

I pajisur me një vare, hajduti ka thyer disa dyer xhami të përforcuar, në muzeun Singer Laren pranë Amsterdam, para se të largohet me pikturën e çmuar nën njërën sqetull.

Vjedhja ndodhi mëngjesin e 30 marsit dhe ishte një goditje e re për galerinë që ishte detyruar të mbyllej prej masave të koronavirusit.

Piktura quhej “Kopshti i Manastirit në Nuenen në Pranverë 1884”, dhe është ende e humbur.

Policia tha se nuk ka publikuar të gjitha pamjet për mbrojtjen e hetimeve të tyre. Drejtori i muzeut tha se dyert e thyera nga vjedhësi ishin aprovuar nga një kompani sigurie.

Policia thotë se nuk është e qartë nëse autori ka pasur një bashkëpunëtor, por janë duke kërkuar një furgon të bardhë që shihet të largohet pas grabitjes.
Piktura e vjedhur ishte marrë hua nga muzeu Groninger i qytetit të Groningen.

Të fundit

Emigranti nga Suedia ankohet: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur shqetësime serioze mbi procesin e votimit në Shqipëri, duke e akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...

“Nuk bëhet kryeministër dhe shton serbofobinë”, Lista Serbe akuzon Kurtin për provokim

Lista Serbe ka reaguar për hapjen e zyrave postare në Leposaviç dhe Zveçan, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Kurti, për provokim dhe tentativë për...

“Askush nuk më ndalon dot”, intervista e rrallë e Donald Trump: Kisha shumë të korruptuar

Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë...

Futboll shqiptar, Pogradeci mund Besën dhe siguron finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës

Pogradeci ka siguruar finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës për një vend në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Besën në finalen e “play-off”-it të Kategorisë së...

Lajme të tjera

Web TV