Ndarja e futbollistit Alvaro Morata, nga partnerja e tij, Alice Campello, bëri bujë të madhe, menjëherë pas transferimit të sulmuesit të Milani.
Shumë në internet kanë komentuar për ndarjen e çiftit në fjalë. Fjalën e saj e ka thënë edhe Erjona Sulejmani, modelja shqiptare, që jeton prej kohës në Itali. Duke iu përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve në “Instagram”, ish-bashkëshortja e Blerim Dzemailit, ish-lojtarit të kombëtares zvicerane dhe disa klubeve, ka komentuar ashpër lidhur me këtë çështje:
“Më vjen keq për fëmijët! Tashmë përvoja më mëson se nuk ka futbollistë besnikë. Fatkeqësisht, ne femrat gjithmonë mendojmë dhe besojmë se mund t’i ndryshojmë këto lloj burrash dhe për këtë arsye besojmë në dashuri. Unë iu them të gjitha vajzave: Kurrë mos i besoni një futbollisti, sepse ai gjithmonë do të përfundojë duke ju tradhtuar”./e.t