Testi Turing do te kalohet nga çdo robot nëse sofistikimi i njeriut ulet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një bisedë gati 20 mintueshe MGonz shkëmben fyerje me një student të Univeristetit të Iowa. MGonz ishte një chatbot i thjeshtë i programuar nga studenti i universitetit të Dublinit Mark Humphrys I cili u la hapur në internet ndërsa Humphrys shkoi në pijetore. Të nesërmen, Humphrys rishikoi regjistrat e bisedave me habi. Chatbot-i i tij MGonz kishte kaluar testin Turing.
Testi Turing u shpik nga matematikani, krijuesi i kodeve dhe pionieri i informatikës Alan Turing në vitin 1950. Testi është i thjeshtë . Turing parashikoi se deri në vitin 2000 kompjuterët do të ishin në gjendje të komunikonin si njerëz në 30 për qind të kohës në një bisedë pesë minutësh.

Pra Thelbi I testit ishte biseda . Edhe kjo për asyen e thjeshtë se një bisedë e mirë përfshin dhënien dhe marrjen, ndërtohet me kalimin e kohës dhe ekziston në një kontekst dhe jo në një vakum. Këto janë të gjitha gjërat që çdo chatbot aktualisht i ka të vështira. Përballë kësaj detyre të vështirë për ta trasfromuar një Chatbot në një bisedues interesant strategjia mund të ishte të rritet sofistikimi i chatbot-it. Por ka edhe një alternative thotë Humphrys: zvogëloni sofistikimin e njeriut.

Shpesh vë re që pjesa me e madhe ” e lexuesve “ arrijnë të lidhin shkronjat edhe të lexojnë fjalë, por vështirësisht mund të ndërtojnë një bisedë . Aftësia e njëriut për të dalluar ngjyrimet e tjera të argumenteve pra të mos shoh vetëm bardhë e zi , gadishmëria që provat të ndryshojnë pikëpamjen e tij , apo aftësia për të qënë një argumetues I mirë e bëjnë atë një bisedues të mirë dhe bisedën me të trasfromative .

E pra , shënimi I djeshëm nuk ishte as pro as kundra teknologjisë por thjesht një konstatim se tekonologjia mund të jetë bekimi kryesor i njeriut në vend të mallkimit të tij, por kjo varet nga shoqëria . Me fjalë të tjera, nëse teknologjia e re ndihmon qytetarët e zakonshëm ose jo nuk varet vetëm nga natyra e teknologjisë, por nga natyra e shoqërisë në të cilën ajo teknologji është zhvilluar dhe shpërndarë.
Kam frikë se testin Turing do ta kaloje nga cdo chatbot me uljen e sofistikimit të njeriut. S.B

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV