Lista Serbe: Ndërkombëtarët të veprojnë që të ndalen veprimet e njëanshme të Kurtit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lista Serbe u ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të veprojnë në mënyrë urgjente për të parandaluar, siç tha ky subjekt, lëvizjet e reja të njëanshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Një delegacion i kësaj partie, në krye me kryetarin Zllatan Ellek, kanë zhvilluar më 31 gusht takime me zëvendëskomandantin e KFOR-it, ambasadorët e QUINT-it dhe me shefen e UNMIK-ut.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe theksuan nevojën për veprim urgjent nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, kthimin në gjendjen e mëparshme dhe parandalimin e lëvizjeve të reja të njëanshme të drejtuara nga Albin Kurti për dëbimin e serbëve nga Kosova”, tha Lista Serbe përmes një njoftimi për media.

Kjo parti, që gëzon mbështetjen e Beogradit, tha se ka kërkuar prani më të madhe të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, në pjesën veriore të shtetit.

QUINT – Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Italia dhe Gjermania – sipas Listës Serbe, kanë përsëritur qëndrimin se nuk mbështesin veprimet e ndjeshme të autoriteteve të Kosovës, pasi ato mbyllën pesë institucione paralele serbe në veri të Kosovës.

Paraprakisht, KFOR-i njoftoi se zëvendëskomandanti i këtij misioni, Federico Bernacca, është takuar me përfaëqsues të një delegacion të Listës Serbe, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë.

Sipas një njoftimi për media, takimi u mbaj në selinë e KFOR-it në Prishtinë dhe në krye të delegacionit të Listës Serbe, ishte kryetari i kësaj partie, Zllatan Ellek.

“Ata [Lista Serbe] ndaj qëndrimet e tyre për zhvillimet e fundit të sigurisë, përfshirë në veri të Kosovës. Gjenerali Bernacca i dëgjoi shqetësimet e shprehura nga delegacioni. Ai theksoi se KFOR-i ka një prani të dukshme dhe fleksibile në mbarë Kosovën dhe është i përgatitur mirë ndaj çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë”, u tha në njoftimin e KFOR-it.

Lexo edhe :  Nis fushata zgjedhore në Kosovë/ Të drejtën e votës e kanë 2 milionë shtetas

Zëvendëskomandanti i KFOR-it, sipas njoftimit, tha se ky mision është i përkushtuar që të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin për të gjithë personat që jetojnë në Kosovë, sipas mandatit që derivon nga Kombet e Bashkuara.

“Në këtë drejtim, KFOR vazhdon të mbështesë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit që lehtësohet nga BE-ja”, u tha në njoftim.

Lista Serbe tha se aksioni i djeshëm i autoriteteve të Kosovës, ka “kërcënuar drejtpërdrejt punën e mijëra serbëve” dhe ofrimin e shërbimit për mijëra serbë në Kosovë.

Nga Qeveria e Kosovës kanë deklaruar se institucionet e mbyllura paralele serbe kanë funksionuar nën udhëheqjen e Serbisë, duke e “cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.
Aksioni i kryer nga Policia e Kosovës është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, që e kanë cilësuar si veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar.

Ambasada amerikane në Prishtinë tha se veprimet e vazhdueshme të pakoordinuara të Kosovës pasqyrojnë përkeqësimin e partneritetit mes Uashingtonit dhe Prishtinës.

KFOR-i, që është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX), më herët gjatë të shtunës rriti praninë mbi urën kryesore në Mitrovicë.

Nga KFOR-i thanë se kjo ishte një “operacion rutinor”, dhe më pas prania mbi urë u reduktua. S.B

Të fundit

Meloni për marrëveshjen e energjisë së gjelbër: Prodhimi në Shqipëri, eksporti në Itali

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni ishte pjesë e takimit në Abu Dhabi ku u nënshkrua marrëveshje trilaterale Shqipëri-Itali-Emiratet e...

Moti i keq në Dibër, 6 fshatra të bllokuara; shkollat i rikthehen mësimit

Pas situatës së krijuar prej disa ditësh nga moti i keq, sot në të gjithë Qarkun e Dibrës vazhdon mësimi rregullisht. Autoritetet vendore kanë bërë...

A do të përfundojë bota në vitin 2060? Parashikimi i Isak Njutonit

Kur ai nuk ishte i zënë duke qenë një nga shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave (ose duke i futur gjilpërat e...

“Më kanë kaluar plumbat tre gisht mbi kokë”/ Braçe rrëfen rrugëtimin e tij në PS

Dje u bë me dije se drejtuesi politikë të qarqeve në PS do renditen në listat e sigurta për zgjedhjet e 11 majit 2025....

Ndiheni të varur nga rrjetet sociale? Ja çfarë këshillojnë ekspertët

Rrjetet sociale kanë pushtuar jetën tonë. Nga njëra anë kënaqemi me argëtimin dhe komunikimin që na ofrojnë dhe nga ana tjetër në përdorimin e...

Lajme të tjera

Web TV