Të paktën 17 fëmijë vdiqën mbrëmë (5 Shtator) pas një zjarri të dhunshëm që shkatërroi një nga konviktet e shkollës, Akademinë Hillside Endarasha në Kienian qendrore.
Njoftimi u bë zyrtar edhe nga policia që nisi hetimet, teksa 14 nxënës të tjerë u plagosën.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit dhe ekipet e shpëtimit kanë frikë se mund të ketë edhe viktima të tjera, raporton “La Repubblica”.
Zjarri shpërtheu rreth mesnatës dhe flakët përfshinë shpejt një zonë ku flinin fëmijët. Policia nuk bëri të ditur moshën e viktimave.
“Trupat e gjetura në vendngjarje ishin të panjohura”, tha një zëdhënës.
Mes të plagosurve ka shumë të rëndë.
“Ka të ngjarë që më shumë trupa të zbulohen, pasi skena të përpunohet plotësisht”, tha një burim i grupit të kërkim-shpëtimit që gjendej në operacion.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por ka nisur hetimi për zbulimin e dinamikës./e.t