Aarhus, Danimarkë është shpallur si qyteti më i lumtur në botë, pas indeksit vjetor të kryer nga Instituti i Cilësisë së Jetës. Aarhaus është shpallur si qyteti më i lumtur për shkak të cilësisë së mjedisit, bashkëpunimit të qytetarëve me qeverinë dhe për avantazhet që u krijon qytetarëve.
Aarhus ofron peizazhe fantastike dhe ka një atmosferë të gjallë. Shpeshherë është cilësuar si “qyteti i buzëqeshjeve”, për shkak të portreteve të qeshur të njerëzve që shohin me kërshëri qytetin. Aarhus është qyteti i dytë më i madh në Danimarkë. Muzetë, vendet ku dëgjohet muzikë e mirë, si dhe restorantet e kafeteritë janë ndër vendndodhjet e preferuara të turistëve që e vizitojnë qytetin.
Aarhus është gjithashtu një qytet që i jep përparësi gjelbërimit, një të ardhmeje që e mbron natyrën, si dhe ofron zgjidhje ekologjike për banorët.
Renditja e 5 qyteteve më të lumtur:
Aarhus, Danimarkë
Zyrih, Zvicër
Berlin, Gjermaninë
Gothenburg, Suedi
Amsterdam, Holandë/E.Ç