Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Franca më në fund ka një kryeministër. Ja kush është ai

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mentor HOXHA, Paris

Pas një periudhe 60 ditore pas raundit të dytë të zgjedhjeve legjislative që rezultuan në një Asamble Kombëtare pa shumicë dhe pas konsultimesh të gjata, kreu i shtetit francez, Emmanuel Macron nominoi në mesditën e 5 shtatorit 2024, kryeministrin e ri të Francës. Ai është 73 vjeçari Michel Barnier. Macron “e ngarkoi atë për formimin e një qeverie unifikuese në shërbim të Francës dhe francezëve”, deklaroi Elysée në një deklaratë për shtyp. Kështu, kryeministri më i vjetër i Republikës së Pestë Franceze pason në Matignon, kryeministrin më të ri të saj, Gabriel Attal, 35 vjeç. Ai do të duhet të formojë një qeveri uniteti për t’i mbijetuar censurës parlamentare dhe për t’i dhënë fund krizës më të rëndë politike të Republikës së Pestë që nga viti 1958. 

JETA DHE KARRIERA POLITIKE E MICHEL BARNIER

Michel Barnier ka një përvojë të gjerë politike. Ai është një politikan i njohur në politikën franceze dhe evropiane. I njohur veçanërisht si kryenegociator i Brexit. Katër herë ministër dhe për dy mandate Komisioner Evropian. I lindur në Isère në vitin 1951, Michel Barnier studioi biznes përpara se të përfshihej në politikë. Kur ishte 22 vjeç, u bë këshilltar i përgjithshëm i Savojës për kantonin Bourg-Saint-Maurice (1973-1999). U zgjodh deputet për Savojën pas zgjedhjeve legjislative të vitit 1978, duke u bërë deputeti më i ri. Më pas u zgjodh Presidenti më i ri i Këshillit të Përgjithshëm në historinë e Savojës në vitin 1982 dhe u përfshi në organizimin e Lojërave Olimpike të XVI-të në Albertville që u zhvilluan në 1992. Pas 15 vitesh deputet, ai u largua nga Asambleja Kombëtare në 1993 për të hyrë në qeveri si Ministër i Mjedisit në qeverinë e Édouard Balladur. Ai miratoi, ndër të tjera, ligjin Barnier, i cili përfshinte veçanërisht krijimin e Komisionit Kombëtar për Debatin Publik mbi projektet e mëdha të infrastrukturës. Ky ligj vendos edhe taksimin ekologjik, i cili përfshin pasagjerët e transportit detar në mbrojtjen e zonave të mbrojtura. Ai ishte atëherë delegat i Ministrave për Çështjet Evropiane nga viti 1995 deri në 1997, në qeverinë Zhak Shirak. Si i tillë, ai është kreu i delegacionit francez për negocimin e Traktatit të Amsterdamit. Më 31 mars 2004, u emërua Ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e tretë të Jean-Pierre Raffarin. Në atë kohë ai drejtoi operacionin për lirimin e dy gazetarëve Christian Chesnot dhe Georges Malbrunot në Irak dhe u përfshi në lirimin e francezes Florence Aubenas. Në 2007 dhe 2009, ishte Ministër i Bujqësisë në qeverinë e François Fillon. Në 1999, u emërua Komisioner Evropian. Përgjegjës për rishikimin e politikës rajonale dhe të kohezionit, ai kishte gjithashtu misionin e reformimit të institucioneve dhe Konventës Evropiane për të Ardhmen e Bashkimit Evropian. Mori pjesë në zhvillimin e draft Kushtetutës Evropiane nën Valéry Giscard d’Estaing. Në 2003, themeloi “Nouvelle République”, një klub politik i cili synon të bashkojë vendimmarrësit politikë, drejtuesit e biznesit dhe anëtarët e shoqërisë civile nga të gjitha anët. Në 2006, ishte këshilltar special i Presidentit të Komisionit Evropian, José Manuel Barroso. Si i tillë, ai paraqiti një raport që propozonte krijimin e një force evropiane të mbrojtjes civile, Europe Aid. Më pas u emërua Komisioner Evropian për Tregun e Brendshëm dhe Shërbimet ndërmjet viteve 2010 dhe 2014. Një kandidat brenda PPE, ai kandidoi për një kohë për postin e Presidentit të Komisionit Evropian, përpara se të mposhtej nga ish-kryeministri I Luksemburgut, Jean-Claude Juncker. Michel Barnier është arkitekti i marrëveshjes midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian për periudhën pas Brexit. Një mision me rrezik të lartë që ai e drejtoi me dorë të hekurt për më shumë se 4 vjet, duke arritur më në fund në nënshkrimin e një marrëveshjeje, e cila rregullon marrëdhëniet evropiane dhe britanike nga 1 janari 2021. Ky tenor historik i së djathtës me origjinë goliste, kandidoi në vitin 2021 si kandidat në zgjedhjet presidenciale të partisë së tij, Les Républicains (LR), për zgjedhjet presidenciale të 2022-shit në Francë, por përfundoi i treti, pas Éric Ciottit dhe Valérie Pécresse. Udhërrëfyesi i tij presidencial përfshinte, ndër masat e tjera, një “moratorium” mbi emigracionin. Gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2021, ai kritikoi presidentin Emmanuel Macron: “Vendi ynë nuk është qeverisur mirë. Dështimi i presidentit në largim është i qartë. Emmanuel Macron e qeverisi vendin tonë, brenda dhe jashtë, në mënyrë të vetmuar dhe arrogante”, u shpreh Barner në 2021.

KRYEMINISTRI MË I RI DHE KRYEMINISTRI MË I VJETËR SHKËMBEJNË DETYRËN

Ndërrimi i pushteteve mes kryeministrit të ri, Michel Bernier dhe kryeministrit në largim, Gabriel Attal u krye në mbrëmjen e 5 shtatorit në një cermoni zyrtare në Matignon. Attal u zgjodh kryeministër më 9 janar 2024 në moshën 35-vjeçare, duke u bërë kryeministri më i ri në historinë e Republikës së Pestë. Ai qëndroi në këtë post për 8 muaj. Pas zgjedhjeve të parakohshme legjislative të thirrur nga presidenti Macron përshkak të fitores së Tubimit Kombëtar të udhëhequr nga zonja Marine Le Pen, në zgjedhjet evropiane, Attal u dorëhoq si kryeministër. U zgjodh deputet në korrik në zonën e 10-të të Hauts-de-Seine dhe më pas u zgjodh President i Grupit të Ensemble pour la Republique në Asamblenë Kombëtare. 59 ditë pas dorëheqjes së tij, u zgjodh më 5 shtator zëvendësuesi i tij.

 

REAGIME PRO DHE KUNDËR EMËRIMIT TË MICHEL BARNIER

 

Nominimi i Barnier në Matignon vjen në një krizë të thellë politike në Francë. Midis rrezikut të censurës dhe emërimeve në ekzekutiv, Barnier do të jetë nën presion të madh. Ai vjen me një mision delikat për të gjetur një rrugë kompromisi në një Asamble Kombëtare të fragmentizuar në tre blloqe politike: Blloku i majtë (NFP, 182 vende), Blloku i Qendrës (Ensemble – bashkë, 168 vende) dhe RN (LR-RN, 143 vende). Asnjë nga këto blloqe politike nuk e ka mazhorancën për të formuar një qeveri. NFP, Blloku më i madh në Asamblenë Kombëtare me 182 deputetë është shprehur kundër emërimit të Michel Barnier. Liderët e katër forcave politike të këtij grupimi kanë deklaruar se do ta censurojnë qeverinë e zotit Barnier. Forcat e Frontit të Ri Popullor (NFP) kanë njoftuar tashmë se do të paraqesin një mocion mosbesimi sapo të rifillojnë punimet parlamentare. Kreu i La France insoumise (Franca Rebele), forca më e madhe politike në parlament me 72 deputetë, Jean-Luc Mélenchon deklaroi se “nuk është Fronti i Ri Popullor që doli i pari në zgjedhjet legjislative, i cili do të ketë kryeministrin dhe përgjegjësinë për t’u paraqitur para deputetëve. Pra, zgjedhjet u vodhën,” shtoi ai. Presidentja e grupit parlamentar (LFI), Mathilde Panot deklaroi: “Duke emëruar Michel Barnier, presidenti refuzon të respektojë sovranitetin popullor dhe zgjedhjen që rezulton nga kutia e votimit. Kundër këtij grushti të papranueshëm në demokraci, dilni në rrugë më 7 shtator”. Sekretari i parë i Partisë Socialiste, Olivier Faure deklaroi: “Mohimi demokratik arriti kulmin: një kryeministër nga partia që doli në vendin e katërt dhe që nuk mori pjesë as në frontin republikan”. Kundër është edhe Sekretarja Kombëtare e EELV-së, Marine Tondelier: “Ajo që sapo ka ndodhur në Francë, për 60 ditë, nëse do të kishte ndodhur diku në Evropë, do ta kishim parë të mjerueshme në një nivel demokratik”. Ajo gjithashtu iu drejtua votuesve të NFP “mbi të gjitha, mos u dorëzoni. Kjo është pikërisht ajo që ata presin” – falënderoi më pas Lucie Castets, kandidate e propozuar për Matignon nga NFP. Po me 193 deputetë, partitë e majta nuk mund të arrijnë shumicën absolute për të rrëzuar një qeveri. Ish zyrtari i zgjedhur i krahut të djathtë mund të shpëtojë për sa kohë që Tubimi Kombëtar dhe aleatët e tij, Ciottist, të cilët së bashku përfaqësojnë 142 deputetë dhe përbëjnë forcën e tretë politike në Asamblenë Kombëtare nuk bashkohen në një mocion censurimi nga e majta. RN nuk do të censurojë menjëherë Michel Barnier, sipas drejtuesve të saj. “Do të gjykojmë në bazë të provave”, u shpreh Presidenti i RN, Jordan Bardella, pak minuta pas emërimit të kryeministrit. “Ne do të kërkojmë që urgjencat e mëdha të francezëve, fuqia blerëse, siguria, imigracioni, të adresohen më në fund dhe ne rezervojmë çdo mjet politik veprimi nëse kjo nuk ndodh në javët e ardhshme”, shkroi ai në X.  Marine Le Pen pret fjalimin e përgjithshëm politik të kryeministrit të saponominuar, përpara se të vendosë për censurën.

Lexo edhe :  Tërmeti i fortë “shkund” këtë vend, ja sa ishte magnituda

Kampi presidencial, i cili përbën grupin e dytë më të madh në parlament nuk do të votojë për “censurë automatike” kundër qeverisë që do të formojë Michel Barnier, por do të bëjë “kërkesa thelbësore, pa një çek të bardhë”, njoftoi të enjten partia e Emmanuel Macron.  Grupi maronist nuk do të ketë “as dëshirë për ta bllokuar dhe as mbështetje të pakushtëzuar” për qeverinë Barnier, siguron presidenti i grupit parlamentar, Gabriel Attal, president i Grupit të Ensemble pour la Republique në Asamblenë Kombëtare. Promovimi i këtij tenori të së djathtës ka tensionuar gjithësesi një pjesë të krahut të majtë të makronisë, duke përfshirë një nga figurat e dikurshme të saj dhe tani të paregjistruar, Sacha Houlié, i cili i ka besuar “moskuptimin e tij”. Shumë anëtarë të qeverisë së dorëhequr të Gabriel Attal duan të mbajnë pozicionin e tyre me kryeministrin e ardhshëm.

PRIORITETET KRYESORE DHE DOSJET E NXEHTA PËR KRYEMINISTRIN E RI  

Kryeministri i sapoemëruar ka një punë shumë të vështirë përpara, jo vetëm për formatimin e kabinetit të tij me ministra konsensualë, por edhe për disa prioritete emergjente, si miratimi i buxhetit për vitin 2025, strehimi, pensionet, fuqia blerëse, etj. Përpara tij qëndrojnë edhe disa dosje përvëluese me shpërthim social, si Reforma e pensioneve, Reforma e sigurimit të papunësisë, etj. Reforma e pensioneve, rrezikon të rikthehet shumë shpejt në tryezë, një vit pas miratimit të kontestuar të tij. E majta dhe nacionalistët kërkojnë heqjen e kësaj reforme të kontestuar, e cila gradualisht rriti moshën e pensionit në 64 vjeç. Subjekti duhet të elektrizojë edhe njëherë gjysmëciklin gjatë hapjes parlamentare të RN më 31 tetor, i cili synon të përfshijë në rendin e ditës shfuqizimin e tij. E pezulluar në mbrëmjen e raundit të parë të zgjedhjeve legjislative nga ish kryeministri Gabriel Attal, reforma delikate e sigurimit të papunësisë, duhet të shfaqet gjithashtu në debate. Një tekst i kontekstuar sërish nga NFP dhe RN, i cili do të gjeneronte 3 miliardë euro kursime në vit. Sindikatat do të hyjnë në skenë më 1 tetor, datë e prezantimit te buxhetit në Kuvendin Kombëtar. Tashmë është bnisur një thirrje për një grevë për të mbrojtur veçanërisht rritjen e pagave dhe të pensioneve. Krahas këtyre prioriteteve dhe dosjeve të nxehta që kërkojnë zgjidhje imediate, kryeministri i ri, Michel Barnier, do të duhet të qetësojë edhe Brukselin, ndërkohë që Franca është vënë në shënjestër që nga qershori nga një procedurë për deficit publik të tepruar. Michel Barnier është një figurë e respektuar në skenën evropiane. Në një status të saj në X, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen uroi Z Barnier. “E di që Michel Barnier ka në zemër interesat e Evropës dhe të Francës, siç e tregon përvoja e tij e gjatë. I uroj shumë suksese në misionin e tij”, shkruan ajo.

Të fundit

Arsyet përse njeriu plaket më shpejt në dimër/ Çfarë duhet të bëni

Plakja dhe moti i ftohtë janë një kombinim jo dhe aq i mirë. Temperaturat e ulëta lënë gjurmë në shëndet...

Luiz Ejlli shkon në “Big Brother VIP Kosova”

Këngëtari Luiz Ejlli do të shkojë mbrëmjen e sotme në “Big Brother VIP Kosova”. Ai do të shkojë në këtë spektakël si i ftuar special. Luiz...

Spanja nën pushtetin e përmbytjeve, mobilizon mijëra forca ushtarake në zonat e prekura

Rreth 7,500 forca ushtarake po dislokohen në rajonin e goditur nga përmbytjet shkatërrimtare, njoftoi qeveria spanjolle të hënën, ndërsa është shtuar pakënaqësia për reagimin...

Ky është shteti me fuqinë më të madhe të ndikimit në zgjedhjet në SHBA

Gazetari shqiptar në SHBA, Dorand Vojka, është shprehur se Izraeli është fuqia më e madhe që ndërhyn në zgjedhjet në SHBA, përmes lobeve të...

Pogradec/ I dehuri shkatërron parukerinë me sende të forta, Policia e shoqëron!

Një person në gjendje të dehur sulmoi me sende të forta dhe shkatërroi pjesërisht mbrëmjen e sotme (4 Nëntor), xhamat e një salloni bukurie. Ngjarja...

Lajme të tjera

Web TV