Ka edhe nga ata që kanë zgjedhur të pushojnë larg në këto ditë pandemie. Ky është rasti i njërës prej motrave Kardashian.
Kylie ka zgjedhur të relaksohet në plazhet e Bahamasit me vajzën e saj dhe në shoqëri të mirë të mikeshave. E si gjithnjë, edhe pse i gjithë globi është nën ethet e Covid-19, Kylie shfrytëzon rrjetet sociale, për të promovuar linjat, të saj fizike por edhe veshjet e saj.
Biznesmenia më e re në moshë dhe miliarderja më e vogël në mbarë botën, fiton me çdo postim të saj 150 mijë dollarë. E ku ka më mirë sesa të pushosh e të fitosh para në këto kohë të vështira?