Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

45% e punonjësve paguhen më pak se 50 mijë lekë në muaj bruto

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paga mesatare mujore bruto, arriti në nivelin e 75,114 lekëve në tremujorin e dytë të vitit 2024, por gati gjysma e të punësuarve me pagë zyrtare paguhen më pak se 50 mijë lekë në muaj dhe rreth 70% paguhen në nivelin e pagës mesatare në vend.

Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 45% të punësuarve sipas deklarimit zyrtar në tatime paguhen nën 50 mijë lekë bruto në muaj.

Në totalin e të punësuarve me pagë në tremujorin e dytë, 25% paguheshin deri në pagën minimale.

Në kufirin 40,001-50,000 lekë paguhen 20% e të punësuarve. Më tej në kategorinë e pagave 50.001- 60.000 lekë, paguhen 9.4% e të punësuarve dhe në kategorinë 60.001-95.000 lekë 26.8% e të punësuarve që u takojnë më së shumti punonjësve në administratë.

Por duke qenë se shumica të punësuarve në këtë nivel pagash, përbëhen nga mësues infermierë dhe kishin paga nën nivelin e mesatares deri në qershor 2024, pjesa e të punësuarve me pagë që paguhen nën nivelin e pagës mesatare përbën mbi 70% të të punësuarve.

Të dhënat e INSTAT referojnë se në tremujorin e dytë të vitit 2023, së paku pesë sektorë në vend kishin paga më të ulëta se mesatarja.

Punonjësit e artit, aktiviteteve argëtuese, industrisë, tregtisë, transportit, hoteleve, restoranteve, ndërtimit, bujqësisë dhe peshkimit paguhen në nivelin e pagës mesatare.

Në anën tjetër pagat në aktivitet financiare, informacionit dhe komunikimit, administratës publike dhe aktiviteteve të pasurive të paluajtshme kishin paga mbi nivelin e pagës mesatare në tremujorin e dytë të vitit 2024.

Të dhënat zyrtare të INSTAT, tregojnë se paga mesatare mujore bruto (paga zyrtare e deklaruar në tatime) arriti në 75,114 lekë në tremujorin e dytë, ose 5% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Lexo edhe :  Euro poshtë 100 lekëve, normalitet i ri? Ja si do vijojë në muajt e ardhshëm

Në krahasim me tremujorin e parë 2024, rritja ishte vetëm 2% njësoj sa inflacioni.

Rritja më e lartë ishte në sektorin privat me 6.7%, ndërsa në sektorin publik pagat u rritën vetëm 1.8%.

Të dhënat tregojnë se pati rritje agresive të pagave ndërmjet tremujorit të dytë 2021 deri në fund të 2023.

Këto zhvillime u nxitën nga rritja e pagave në sektorin publik, sidomos pagës minimale e cila u rrit katër herë ndërmjet tremujorit të dytë 2022 deri në fund të vitit 2023.

Niveli i pagës minimale në këtë periudhe arriti nga 30 mijë në 40 mijë lekë.

Kjo rritje nxit në paga më të larta në të gjithë nivelet e stimuluar edhe nga politika e qeverisë, për të çuar pagën mesatare në sektorin publik në rreth 900 euro./Monitor/  S.M

Të fundit

Shqiptarët “refuzojnë” ChatGPT, e përdorin shumë më pak se rajoni!

Anketa e fundit nga barometri i Ballkanit zbuloi se përgjithësisht, shqiptarët nga Shqipëria ishin më pak të lidhur me...

Loredana pjesë e jurisë së spektaklit të njohur në Gjermani

Ka nisur sonte sezoni i 21-të i “Deutschland sucht den Superstar”. Është një spektakël i njohur talentesh në Gjermani, në jurinë e të cilit...

Rama sot në Bruksel, Von der Leyen mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor!

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Brukselit, ku do të marrë pjesë në tryezën e thirrur nga Presidentja e Komisionit Europian. Ursula Von Der Leyen do të bëjë...

Hakerët iranianë “shënjestrojnë” fushatën e Trump/ FBI publikon detajet

Hakerat iranianë duket se janë përpjekur të nxisnin interesin e ekipit të fushatës së Presidentit Joe Biden me informacione të vjedhura nga fushata e...

Është sezonale? Kur duhet të shqetësoheni për rënien e flokëve në vjeshtë

Rënia e flokëve në fillim të vjeshtës është një problem shqetësues, për të cilin ankohen të gjithë, jo vetëm gra, por edhe burra. Si...

Lajme të tjera

Web TV