Kreu i PL, Ilir Meta, ka përkujtuar në rrejtin e tij social Facebook, liderin historik të “Lëvizjes Studentore” që solli pluralizmin politik dhe demokracinë, Azem Hajdari.
“Me mirënjohje të përjetshme nderojmë sot Liderin historik të “Lëvizjes Studentore” që solli pluralizmin politik dhe demokracinë, Azem Hajdari.
Lidershipi, vepra dhe guximi i Azemit mbeten frymëzim për të gjithë ata që besojnë në vlerat e Lirisë dhe Demokracisë dhe janë gati t’i mbrojnë ato me çdo sakrificë!”, shkruan Meta teksa poston foton me poshtë:
( S.M )