Keni probleme me gjumin? Ja ushqimet që ju ndihmojnë të flini mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ajo që hamë, veçanërisht para se të flemë, mund të ndikojë ndjeshëm në gjumin tonë. Ushqime si mishi i pulës, bananet dhe arrat ndihmojnë në rritjen e prodhimit të serotoninës dhe melatoninës, hormonet thelbësore për rregullimin e gjumit.

Drithërat integrale, të cilat janë të pasura me karbohidrate komplekse, mund të përmirësojnë gjithashtu cilësinë e gjumit gjatë natës.

Përfitimet e disa ushqimeve para gjumit:

Bananet dhe arrat – Të pasura me magnez dhe triptofan, ndihmojnë në relaksimin e muskujve dhe nxisin prodhimin e melatoninës.

Pula dhe peshku – Burime proteinash me pak yndyrë të pasura me triptofan, ideale për të nxitur gjumin pa shkaktuar probleme me tretjen.

Por, cilat ushqime duhet të shmangni para se të flini?

Për të shmangur problemet e tretjes që mund të ndërpresin gjumin, nutricionistët këshillojnë të shmangni darkat e bollshme dhe të yndyrshme. Këto ushqime mund të shkaktojnë urth dhe refluks, duke e bërë të vështirë t’ju zërë gjumi. Për më tepër, është thelbësore të shmangni produktet me kafeinë (të tilla si kafeja, çaji dhe disa pije joalkoolike).

Disa nga këto ushqime janë:

Çokollata e zezë – Përmban kafeinë dhe teobrominë, të cilat stimulojnë sistemin nervor dhe mund të pengojnë gjumin.

Darkat e rënda – Ato mund të shkaktojnë shqetësime në tretje dhe mund të vështirësojnë gjumin.

Përveç llojit të ushqimeve, rekomandohet të hani darkë herët dhe të shmangni edhe ushqimet pikante ose me sheqer.

Nëse darkën do e konsumoni vonë, zgjidhni pjata të lehta ose supa. Gjithashtu, konsumoni çaj sepse çaji ka veti relaksuese dhe mund të ndihmojë në qetësimin e sistemit nervor për një gjumë më të qetë. S.B

Të fundit

A mund të studionin gratë gjatë Rilindjes?

Nuk u bë shumë gjatë Rilindjes për të reduktuar hendekun arsimor midis djemve dhe vajzave . Meshkujt u trajnuan për jetën publike, femrat...

“Gjenerata Alpha”/ Nga “cringe” në “NPC”, termat më të përdorur në Google dhe kuptimi

Në zhargonin e brezit të lindur pas vitit 2010 (d.m.th., Generation Alpha ), NPC-të janë njerëz pa personalitet që sillen në mënyrë stereotipe. Në mënyrë tipike, ata vishen në...

A mund ta kurojnë diabetin qelizat staminale?

Një grua 25-vjeçare kineze duket se është shëruar nga diabeti i tipit 1 falë një transplanti të qelizave burimore autologe (d.m.th. të marra nga trupi i saj), të...

Temperatura të larta dhe rrebeshe, si do të jetë moti këtë javë?

Nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, ka bere me dije se temperaturat do të...

Administrata Trump mbyll mbi 80% të programeve të USAID-it

Administrata Trump ka anuluar më shumë se 80 për qind të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) pas një procesi rishikimi gjashtë-javor....

Lajme të tjera

Web TV