Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Bien industria dhe energjia në T II; Prodhimin e mban në këmbë ndërtimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sektori i industrisë ka vijuar edhe në tremujorin e dytë të vitit që të jetë në një situatë të vështirë, duke raportuar rënie me 4.2% të shitjeve.

Shtrenjtimi i kostove dhe rënia e euros po e dëmtojnë gjithnjë e më shumë industrinë në vend, duke raportuar dhe rënie të pagave.

E njëjta tendencë me tkurrje është shfaqur dhe për sektorin e energjisë, me një tkurrje prej 17.5%, por pagat gjithsesi kanë vijuar rritjen.

Prodhimi në vend po mbahet në këmbë nga ndërtimi. Ky sektor shënoi rritje të shitjeve me 17.2% në tremujorin e dytë, me bazë vjetore. Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore edhe pagat u rritën me 13%.

Të dhënat janë bërë të ditura në treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave, përfshijnë aktivitetet ekonomike: Industri (Industri Nxjerrëse dhe Industri Përpunuese); Energji elektrike, Gaz, Avull; Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve; Ndërtim, në tremujorin e dytë 2024, të publikuara nga INSTAT.

Industria vijon rënien
Indekset e treguesve në aktivitetin Industri, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 4,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 5,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 5,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 0,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Energji elektrike, Gaz, Avull me rënie
Indekset e treguesve në aktivitetin Energji elektrike, Gaz, Avull, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 17,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 12,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 2,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 6,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lexo edhe :  Kujdes nga mjegulla në rrugë! Ja si pritet të ndryshojë moti

Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve me rritje
Indekset e treguesve në aktivitetin Furnizimi me ujë dhe Trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 9,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 1,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 3,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërtimi, me rritje dy shifrore
Indekset e treguesve në aktivitetin Ndërtim, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 17,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 14,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 5,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 13,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. / MONITOR  /     S.M

Të fundit

Media franceze “Stars Insider”/ Lëreni mënjanë Italinë, drejtohuni në Shqipëri!

Lëreni mënjanë Italinë dhe rivierën franceze Cote d’Azur, drejtohuni në Shqipëri! Bregdeti shqiptar është padyshim sekreti më i mirë i...

Zemra shkaku kryesor, vdekjet e papritura ndodhin edhe tek të rinjtë

Rreth 50 persona për 100 mijë banorë humbin jetën nga vdekjet e papritura. Zemra është shkaku kryesor i këtyre fataliteteve që më së shumti...

Patrulla e Policisë ndalon Saimir Kodrën, çfarë ndodhi me gazetarin?

Gazetari i njohur Saimir Kodra ka rrëfyer se së fundmi është përballur më një situatë të çuditshme. Teksa drejtonte automjetin ai është nga ndaluar...

Keni bërë plane për nesër/Ja si pritet të jetë moti, ja çfarë do të ndodhë me temperaurat

Për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të aktivitetit të një qëndre...

Miratohet ligji për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë

Kuvendi ka miratuar me 73 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim, Kuvendi ka miratuar ditën e sotme, projektligjin për një shtesë dhe disa ndryshime...

Lajme të tjera

Web TV