AMA ka lidhur bashkëpunim me platformën TikTok. Sipas këtij bashkëpunimi, në uebin e AMA është hapur një link i dedikuar ku qytetarët mund të denoncojnë përmbajtje që ata i gjykojnë si të dëmshme.
Bëhet fjalë për përmbajtje dhune, abuzime me fëmijët, cenim i të drejtave të komuniteteve e të tjera.
Për këtë çështje ishte e ftuar mëngjesin e së martës në Dita Jonë Armela Krasniqi, kryetare e AMA-s, e cila i bën thirrje qytetarë që të denoncojnë shkeljet pasi ky institucion mund të reagojë direkt.
Kemi fshirë pamje të dhunës, të gjuhës së urrejtjes për shkak të orientimit seksual, për diskriminim, për urrejtje të besimeve fetare. Kemi pasur raste të audiove të veprave kriminale. Mund të jap një rast, audio e një përdhunimi qarkullonte në TikTok dhe e bllokuam, ndërsa e kemi denoncuar edhe në policinë e Shtetit. Vepra nuk e di kur ka ndodhur”, u shpreh Krasniqi./e.t