Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Si funksionojnë barnat kundër Alzheimerit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barnat e reja për Alzheimerin, të cilat janë zhvilluar për të ngadalësuar përparimin e simptomave, mund të funksionojnë jo vetëm duke luftuar akumulimin e pllakave amiloide, por edhe duke rritur ndjeshëm nivelet e një proteine të rëndësishme për shëndetin e trurit. Sipas një studimi të publikuar në revistën Brain, rritja e proteinës pas përdorimit të këtyre barnave mund të shpjegojë ngadalësimin e rënies njohëse aq sa edhe reduktimi i pllakave amiloide.

Një proteinë me 42 aminoacide, e njohur si beta-amiloide 42 (Aβ42), e cila prodhohet nga një proteinë më komplekse në membranën që rrethon qelizat nervore, konsiderohet si biomarker për Alzheimerin për shkak se është përbërësi kryesor i pllakave amiloide. Këto depozita neurotoksike në trurin e pacientëve me Alzheimer formohen nga fragmente të ngatërruara dhe të vështira për t’u eliminuar të beta-amiloidit.

Neurologu Alberto Espay nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Cincinnati ka hipotezuar prej kohësh se forma e “shëndetshme” dhe e tretshme e Aβ42 është vendimtare për shëndetin e neuroneve. Ai beson se humbja e kësaj proteine shkakton Alzheimerin, dhe jo aq shumë akumulimi i pllakave amiloide. Studime të mëparshme të Espay dhe ekipit të tij sugjerojnë se simptomat e demencës shfaqen kur nivelet e Aβ42 janë shumë të ulëta.

Transformimi i Aβ42 në pllakë amiloide ndodh për arsye ende të paqarta, por duket se është një përgjigje normale e trurit ndaj stresit (si plakja, mekanizmat metabolikë ose infeksionet). “Shumica prej nesh grumbullojnë pllaka amiloide ndërsa plakemi, por shumë pak nga ata që shfaqin pllaka zhvillojnë demencë,” shpjegon Espay. Megjithatë, heqja e pllakave amiloide ka qenë qëllimi kryesor i trajtimeve për Alzheimerin në dekadat e fundit.

Pse janë të dobishme barnat anti-Alzheimer?

Në vitet e fundit, disa ilaçe të bazuara në antitrupa monoklonalë, të dizajnuara për të hequr pllakat amiloide nga truri, janë miratuar për të luftuar simptomat e Alzheimerit. Në fakt, këto ilaçe kanë treguar se ngadalësojnë rënien njohëse që ndodh me demencën. Por si ndodhi kjo?

Lexo edhe :  Për çfarë shërben vitamina B3 dhe ku gjendet…

Espay është i bindur se “Pllakat amiloide nuk shkaktojnë Alzheimer, por nëse truri prodhon shumë prej tyre për të mbrojtur veten nga infeksionet, toksinat, ose ndryshimet biologjike, ai nuk mund të prodhojë mjaftueshëm Aβ42, dhe nivelet e kësaj proteine bien nën një prag kritik. Në atë pikë shfaqen simptomat e demencës.”

Për këtë analizë, rënia kognitive dhe nivelet e Aβ42 para dhe pas trajtimit janë studiuar në rreth 26,000 pacientë të përfshirë në 24 prova klinike randomizuese të këtyre trajtimeve anti-Alzheimer. Nivelet më të larta të Aβ42 pas trajtimit janë shoqëruar me një rënie më të ngadaltë njohëse. Ky ngadalësim i simptomave mund të jetë për shkak të një “efekti anësor” të dëshiruar të barnave, që duke reduktuar pllakat amiloide, rrisin nivelet e proteinës së tretshme.

“Nëse problemi i Alzheimerit është humbja e proteinave normale, atëherë rritja e tyre duhet të jetë e dobishme, dhe ky studim e ka treguar këtë,” thotë Espay. “Historia ka kuptim: është e dëshirueshme të rriten nivelet e Aβ42 brenda intervalit normal.”

Nuk ka ende përgjigje përfundimtare nëse, nëse kjo hipotezë konfirmohet me studime të mëtejshme, ka kuptim të ofrohen pacientëve trajtime që nxisin prodhimin e një proteine, për të rritur nivelet e saj. Mund të jetë më e mençur të zhvillohen molekula të dizajnuara posaçërisht për të rritur drejtpërdrejt prodhimin e Aβ42. Gjithashtu, heqja e pllakave amiloide mund të shkaktojë efekte anësore të rrezikshme, përfshirë rrezikun e një reduktimi më të shpejtë të vëllimit të trurit pasi përfundojnë trajtimet.

Të fundit

Hygerta Sako, përballë vetes 20-vjeçare, ka një porosi që duhet ta ndiqni

Edhe pse pamja e saj nuk tregon numrin e vërtetë të viteve, mësimet që ka marrë përgjatë tyre janë...

“Raketës Satan II i duhen 3 minuta të godasë Strasburgun”, Rusia paralajmëron Perëndimin

Kryetari i Dumës së Shtetit, dhoma e ulët e parlamentit rus, tha sot se sulmet e Ukrainës kundër Rusisë me raketat perëndimore do të çojnë në një...

Studimi i ri/ Ja çfarë e shkaktoi Covid-19

Pandemia e koronës e ka mbajtur botën tonë pezull për vite me radhë. Por nga erdhi virusi? Nga një laborator kinez apo nga një...

Instagram vjen me llogari të veçanta për të miturit me kontroll të rreptë prindëror!

Kompania Meta ka njoftuar krijimin e llogarive të veçanta për të miturit në Instagram me kontroll më të madh prindëror. Transferimi i adoleshentëve në...

Këngëtari grek i ”dashuruar” me Tiranën. Argiros vjen sërish, por jo për koncert

Këngëtari grek Konstantinos Argiros rikthehet sërish në Shqipëri, por kësaj radhe ndryshe. Ai ndodhet në Tiranë për të bërë provat për koncertin e tij...

Lajme të tjera

Web TV