Reperi i njohur shqiptar, Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, ka bërë një thirrje publike për ndihmë, duke zbuluar se është duke kaluar një periudhë të vështirë emocionale dhe është në depresion të rëndë.
Përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, Fero ka kërkuar ndihmën e mediave vendore për ta mbështetur në një çështje të rëndësishme, që dëshiron ta bëjë publike.
Ai thekson se po përballet me një padrejtësi që, sipas tij, po i bëhet nga organet e drejtësisë.
“I thërras të gjitha mediat që të më lajmërohen sepse jam në shqetësim të madh, është duke më u bërë një padrejtësi shumë e madhe prej organeve të ligjit zbatues më saktësisht Gjykatës së Gjilanit. Jam i thyer emocionalisht shumë dhe jam në depresion të rëndë”, ka shkruar reperi nga Gjilani në mesazhin e tij të sinqertë.
Ky njoftim ka ngjallur shqetësim te fansat dhe ndjekësit e tij, duke shprehur solidaritet dhe mbështetje për artistin në këtë periudhë të vështirë.
Situata mbetet e paqartë për momentin, ndërsa pritet të zbulohet më shumë për të hedhur dritë mbi rrethanat e plota të çështjes./e.t