Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Studimi/ Kriza e superbaktereve, afro 40 mln njerëz mund të vdesin deri në 2050

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i jetëve të humbura në të gjithë botën për shkak të infeksioneve që janë rezistente ndaj medikamenteve që synojnë t’i trajtojnë ato mund të rritet me gati 70% deri në vitin 2050, sipas një studimi të ri, duke treguar më tej ‘krizën e vazhdueshme të superbaktereve’.

Nga viti 2025 deri në vitin 2050, bota mund të shohë më shumë se 39 milionë vdekje që i atribuohen drejtpërdrejt rezistencës antimikrobike ose AMR, sipas një hulumtimi të botuar të hënën në revistën ‘The Lancet’.

Rezistenca antimikrobike ndodh kur patogjenët si bakteret dhe kërpudhat zhvillojnë aftësinë për të shmangur medikamentet e përdorura për t’i vrarë ato.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka quajtur AMR “një nga kërcënimet kryesore globale për shëndetin publik”, nxitur kjo nga keqpërdorimi dhe mbipërdorimi i medikamenteve antimikrobiale tek njerëzit, kafshët dhe bimët, të cilat mund të ndihmojnë patogjenët të zhvillojnë një rezistencë ndaj tyre.

Studimi i ri zbulon se kur bëhet fjalë për prevalencën e AMR dhe efektet e tij, “ne presim që ajo të përkeqësohet”, tha Dr. Chris Murray, drejtor i Institutit për Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit në Universitetin e Uashingtonit.

“Ne kemi nevojë për vëmendjen e duhur për antibiotikët e rinj dhe administrimin e antibiotikëve në mënyrë që të mund të adresojmë atë që është me të vërtetë një problem mjaft i madh,” tha ai.

Të moshuarit janë më të prekurit

Studiuesit nga Projekti i Kërkimit Global mbi Rezistencën Antimikrobiale, Instituti për Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit dhe institucione të tjera, vlerësuan vdekjet dhe sëmundjet që i atribuohen rezistencës antimikrobike për 22 patogjenë, 84 kombinime patogjen-ilaçe dhe 11 infeksione në 204 vende dhe territore nga viti 1990 deri në vitin 2021.

Një vdekje që i atribuohet rezistencës antimikrobike është shkaktuar drejtpërdrejt prej saj, ndërsa një vdekje e lidhur me AMR mund të ketë një shkak tjetër që është përkeqësuar nga rezistenca antimikrobike.

Rreth 520 milionë regjistrime individuale ishin pjesë e të dhënave për të bërë këto vlerësime. Sipas studimeve që nga viti 1990 deri në  2021, vdekjet nga AMR ranë më shumë se 50% tek fëmijët më të vegjël se 5 vjeç, por u rritën më shumë se 80% tek të rriturit 70 vjeç e lart.

Lexo edhe :  Sëmundjet seksualisht të transmetueshme/ OBSH kërkon të merren masa nga qeveritë

“Ka një rritje të vazhdueshme të numrit të vdekjeve mbi moshën 50 vjeç,” theksoi Murray.

Ndërsa bota plaket, të moshuarit mund të jenë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve të rënda.

Studiuesit zbuluan se kombinimi patogjen-ilaç që  pati ndikimin më të madh në të gjitha grupmoshat ishte Staphylococcus aureus rezistent ndaj meticilinës, ose MRSA.

Për këtë kombinim, antibiotikun meticilinë dhe bakterin S. Aureus, numri i vdekjeve që i atribuohen pothuajse u dyfishua nga 57.200 në 1990 në 130.000 në 2021.

Parashikimet tregojnë se vdekjet nga rezistenca antimikrobike do të rriten deri në vitin 2050 nëse nuk marren masa. Studiuesit vlerësuan se, në deri në këtë vit, numri i vdekjeve globale që i atribuohen rezistencës antimikrobike mund të arrijë në 1.9 milion dhe ato që lidhen me rezistencën antimikrobike mund të arrijë në 8.2 milion.

Sipas të dhënave, rajonet e botës më të prekura nga AMR dhe vdekjet që i atribuohen janë Azia Jugore, Amerika Latine dhe Karaibet, dhe Afrika Sub-Sahariane, rajone të cilat nuk kanë një shërbim mjekësor shumë cilësor.

Por në një skenar ku bota ka një shërbim më të mirë shëndetësor, 92 milionë vdekje kumulative mund të shmangen midis 2025 dhe 2050, parashikojnë studiuesit. Dhe në një skenar ku bota ka barna të reja, më të fuqishme, rreth 11 milionë vdekje kumulative mund të shmangen.

Qasja inovative dhe bashkëpunuese ndaj këtij studimi ofron një vlerësim gjithëpërfshirës të rezistencës antimikrobike shkroi Samuel Kariuki, nga Instituti i Kërkimeve Mjekësore në Kenia.

Megjithatë, ai paralajmëroi se modelet e parashikimit nuk marrin parasysh shfaqjen e superbaktereve të reja “dhe mund të çojnë në nënvlerësim nëse shfaqen patogjenë të rinj”.

“Në përgjithësi, këto të dhëna duhet të nxisin investime dhe veprime të synuara drejt adresimit të sfidës në rritje të rezistencës antimikrobike në të gjitha rajonet e botës”, shkroi Kariuki.

Studimi i ri i jep shpresën se bota mund të zvogëlojë ngarkesën e mundshme të rezistencës antimikrobike. Kjo do të kërkonte përmirësimin e aksesit në antibiotikë dhe medikamente më të reja antimikrobiale, vaksina, ujë të pastër dhe aspekte të tjera të kujdesit shëndetësor cilësor në mbarë botën./E.T

Të fundit

Hygerta Sako, përballë vetes 20-vjeçare, ka një porosi që duhet ta ndiqni

Edhe pse pamja e saj nuk tregon numrin e vërtetë të viteve, mësimet që ka marrë përgjatë tyre janë...

“Raketës Satan II i duhen 3 minuta të godasë Strasburgun”, Rusia paralajmëron Perëndimin

Kryetari i Dumës së Shtetit, dhoma e ulët e parlamentit rus, tha sot se sulmet e Ukrainës kundër Rusisë me raketat perëndimore do të çojnë në një...

Studimi i ri/ Ja çfarë e shkaktoi Covid-19

Pandemia e koronës e ka mbajtur botën tonë pezull për vite me radhë. Por nga erdhi virusi? Nga një laborator kinez apo nga një...

Instagram vjen me llogari të veçanta për të miturit me kontroll të rreptë prindëror!

Kompania Meta ka njoftuar krijimin e llogarive të veçanta për të miturit në Instagram me kontroll më të madh prindëror. Transferimi i adoleshentëve në...

Këngëtari grek i ”dashuruar” me Tiranën. Argiros vjen sërish, por jo për koncert

Këngëtari grek Konstantinos Argiros rikthehet sërish në Shqipëri, por kësaj radhe ndryshe. Ai ndodhet në Tiranë për të bërë provat për koncertin e tij...

Lajme të tjera

Web TV