“Është burrë apo grua?”, përzgjedhja e Miss Turqia ndez debate të forta mes njerëzve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kurorëzimi i Indil Bilgen si Miss Turqia për vitin 2024 ka bërë bujë në Turqi. Arsyeja është pasi shumë mendojnë që nuk ka asnjë lidhje me standardet mbizotëruese të bukurisë. Në fakt, kurorëzimi i 24-vjeçares Bilgen ndezi debate mes përdoruesve të rrjeteve sociale për standardet e bukurisë, seksizmin dhe thelbin e vërtetë të bukurisë. Të famshëm nga shteti fqinj si dhe shumë personazhe publike janë mbledhur në mbrojtje të 24-vjeçares së kurorëzuar, duke theksuar rëndësinë e bukurisë së brendshme, inteligjencës dhe individualitetit.

24-vjeçarja Bilgen e gjatë 1.80 m. është diplomuar në fakultetin e mjekësisë. Megjithatë, ajo që e solli në qendër të kritikave është fakti se është vajza e një diplomati, konkretisht ambasadorit së Turqisë në Ukrainë.

Menjëherë pas kurorëzimit të saj të mërkurën e kaluar, shumë në mediat sociale vunë në pikëpyetje përshtatshmërinë e saj si mbretëreshë bukurie dhe menduan se statusi profesional i babait të saj ndikoi në rezultatin, disa madje e krahasuan atë me personazhe nga filmat turq të viteve ’70, në të cilat burrat maskohen si gra.

Megjithatë, nuk ishin të paktë ata që dolën publikisht dhe e mbështetën 24-vjeçaren, duke dënuar kritikat e ashpra dhe komentet e panumërta negative.

Këngëtarja e njohur turke Aleyna Tilki ishte ndër të parat që shprehu mbështetjen e saj. Tilki kritikoi standardet konvencionale të bukurisë, duke thënë: “Edhe pse në përgjithësi nuk i mbështes konkurset e bukurisë, i admiroj vërtet gratë që janë të suksesshme, kanë një histori dhe janë unike. Ajo përfaqëson gratë turke me bukurinë e saj cilësore”, tha ajo.

Miss Turqia 2016 Ecem Uzgör, e cila ishte përballur me kritika të ngjashme, shprehu gjithashtu solidaritetin e saj me Bilgen 24-vjeçare. “Unë qëndroj pranë Idilit”, deklaroi ajo.

Lexo edhe :  Janari thyen një tjetër rekord të nxehtësisë, çfarë po i rrit temperaturat globale

Megjithatë, jo të gjitha reagimet e të famshmëve ishin mbështetëse.

Këngëtari i popit turk Demet Akal?n vuri në dyshim kurorën. “Ndoshta ajo do të kthejë kurorën ose nëse do të kishte diçka si një votim publik… Zemër, mund të dëshironi të fitoni, por ky është një konkurs bukurie, jo një favorizim,” shkroi Akal?n në Twitter.

Gjithashtu këngëtarja e famshme transgjinore turke Bülent Ersoy, e cila shpeshherë quhet “Diva” nga fansat e saj, gjatë një interviste deklaroi: “A është kjo bukuroshe? Ajo ka tipare mashkullore”, tha Ersoy, duke shtuar: “Le të mos e lëndojmë apo ta mërzitim vajzën e re”.

Pasi 24-vjeçarja Idil Bilgen mbylli të gjitha komentet në rrjetet e saj sociale për të zbutur imazhin negativ, ajo tha në një dalje televizive: “Në një kohë kur vendi ynë po përjeton tragjedi si dhuna ndaj grave dhe fëmijëve, ia atribuoj komentet negative për mua për faktin se njerëzit nuk kanë asgjë më të mirë për të bërë. Ata janë njerëz që shprehin mendimin e tyre pa ditur asgjë. Nuk më interesojnë komentet e tyre”./kb

Të fundit

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi...

Tre shenjat e horoskopit që do të përballen me vështirësi financiare gjatë këtij viti

Tre shenja të horoskopit do të kenë vështirësi dhe pengesa përgjatë këtij viti për sa i përket sektorit financiar. Sipas astrologëve shenjat që do të...

Spahiu:Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, këtë mbrëmje protestën e opozitës para kryeministrisë, e cila me fjalimin e Berishës përmbylli tubimin e radhës pas...

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë nga Haga ish-krerët e UÇK-së

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kështu ka...

Arbana Osmani e bëri të famshëm dhe regjisor? Ja si i përgjigjet kritikave Edi!

Eduart Grishaj ka folur si rrallëherë për jetën e tij që nga fëmijëria e bukur dhe e vështirë, tek jeta sot. Ka folur për profesionin...

Lajme të tjera

Web TV